E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati francez, të gjithë kundër dominimit 5-vjeçar të Lionit

Altin B. Kodra

Kategoria e parë e kampionatit francez të futbolli nis sot rrugëtimin e saj në sezonin e ri dhe "standard" ju ofron, krahas kalendarit, edhe një pasqyrë të 20 skuadrave pjesëmarrëse në të. (Në kllapa është shënuar vendi që zuri skuadra sezonin e shkuar). OKSER (6) Trajner: Zhan Fernandez Klubi i vogël nga Burgundija gëzon një reputacion për suprizat që u ka bërë gjigandëve të futbollit francez, por mund të vuajë në këtë drejtim për sezonin e ri. Zhan Fernandez, i cili është larguar nga Olimpiku i Marsejës, do të zëvendësojë Zhak Santininë në pankinë dhe ai do të mbështetet në një skuadër relativisht të re në moshë, me dy blerje të reja, sulmuesin e përfaqësueses polake, Ireneush Jelen dhe sulmuesin e asaj rumune, Daniel Nikulae. BORDO (2) Trajner: Rikardo Nënkampionia e sezonit të shkuar ka shumë të ngjarë t'ia vështirësojë jetën pesë herë kampiones së Francës, Lionit. Trajneri brazilian, Rikardo, i cili u mbështet kryesisht në një mbrojtje të fortë sezonin e shkuar, shpreson që organizatori Johan Mikud, i cili vjen nga Verder Bremeni, do të ndihmojë në krijimin e shumë aksioneve për gol. Mikud, i cili e ndihmoi Bordonë të fitonte titullin "kampion" më 1999-n, është blerja e vetme madhore e klubit, por, aftësitë e tij mund të bëjnë ndjeshëm diferencën. LË MANS (11) Trajner: Frederik Hantz Lë Mans, që i ngjit në kategorinë e parë sezonin e shkuar dhe i cuditi njerëzit duke e mbyllur kampionatin në vendin e 11-të, luan, për herë të parë në historinë e saj, për të dytin sezon radhazi në nivelin më të lartë të futbollit francez të klubeve. Ky klub erdhi në kategorinë e parë edhe në 2003-shin, por ra menjëherë nga kategoria po atë sezon. Trajneri Frederik Hantz, i cili metoda të pazakonta pune, duke i grumbulluar madje lojtarët edhe në mesin e natës së Vitit të Ri, për t'u siguruar se nuk po e tepronin me festimet, shpreson ta mbajë këtë skuadër në kategorinë e parë, të paktën derisa ajo të përurojë stadiumin e saj të ri, që pritet të përfundojë më 2008-n. LENS (4) Trajner: Frensis Gijot Lens, e cila u kualifikua për në Kupën UEFA sezonin e shkuar, mund ta ketë të vështirë të paraqitet mirë këtë sezon, pasi, dy lojtarët e saj të spikatur, mbrojtësi Benua Asou-Ekoto, dhe sulmuesi Pjer-Alen Frau, janë larguar, përkatësisht në drejtim të Totenhemit, në Angli dhe Paris SG-së. Kësisoj, veriorët, për të cilët kufizimet e buxhetit nënkuptojnë pamundësinë e blerjeve të mëdha, mund të mbështeten edhe te tifozët e tyre, ndër më besnikët në kampionatin francez. LILË (3) Trajner: Klod Puel E treta sezonin e shkuar dhe nënkampione para dy sezonesh, Lila ka spikatur si një skuadër pretendente në futbollin francez, dhe kjo falë punës së trajnerit Klod Puel. Gjithsesi, skuadra ka patur shumë firo në lojtarë dhe ende ka probleme me stadiumin, pasi ai që përdor aktualisht, nuk i përmbush standardet e UEFA-s dhe skuadra do të duhet t'i luajë tjetërkund ndeshjet e saj evropiane në sezonin e ri, natyrisht, nëse arrin të kapërcejë turin e tretë eliminator dhe të marrë pjesë në fazën e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampioneve. LORIENT (e ardhur nga Divizioni 2) Trajner: Kristian Gurkuf E rikthyer në kategorinë e parë pas 4 sezonesh mungesë, skuadra nga Bretanja ka humbur dy lojtarët e saj më të mirë, sulmuesin Johan Audel dhe mesufhsorin e përfaqësueses së Algjerisë, Karim Ziani. Trajneri Kristian Gurkuf, djali i të cilit, Johani, është një nga futbollistët e rinj më premtues në Francë dhe sapo ka kaluar nga Rena te Milani, nuk ka asnjë synim tjetër përvec qëndrimit të kategorinë e parë. LION (1) Trajner: Zherard Hulier Pesë herë radhazi kampionia e Francës duket sërish mjaft e fortë për kundërshtarët e tjerë në kampionat dhe mbetet favourite edhe për një tjetër titull "kampion". Trajneri Zherard Hulier ka arritur t'i mbajë në skuadër lojtarët e tij kryesorë dhe ka bërë edhe dy blerje të kënaqshme, sic janë dy mesfushorët Kim Kallstrom, i përfaqësueses së Suedisë, dhe Zheremi Tulalan, i përfaqësuesues U-21 të Francës. Sfida e vërtetë për Lionin këtë sezon, është që shkëlqejë edhe më tej në Ligën e Kampioneve, pasi është eliminuar tri herë radhazi në cerekfinale në këto tre sezonet e fundit. OLIMPIKU I MARSEJËS (5) Trajner: Albert Emon Marsejezët nuk e shijojnë një titull, që nga ai triumf i 1993-shit në Ligën e Kampioneve, dhe tifozët i tremben një tjetër sezoni zhgënjyes pasi klubi nuk bëri asnjë blerje madhore. Trajneri Zhan Fernandez dha dorëheqjen në fund të sezonit të shkuar dhe u zëvendësua nga ndihmësi i tij, Albert Emon. Klubi po lufton dhe ka arritur, deri më tani, që të mbajë mesfushorin e spikatur të përfaqësueses së Francës, Frenk Riberi, i cili kërkohet nga Lioni dhe një sërë klubesh të mëdha evropiane. MONAKO (10) Trajner: Lazlo Boloni Monako nuk i përligji shpresat e tifozëve sezonin e shkuar dhe tashmë mbështet gjithcka te trajneri i ri, Lazlo Boloni, i cili erdhi nga Rena, për të rigjetur suksesin. Boloni ka zëvendësuar në pankinë italianin Francesko Guidolin, i cili vuajti sezonin e shkuar, kur zëvendësoi Didier Deshampin. Ndonëse ish-sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Kristian Vieri, është larguar, mbrojtësi Silvien Monsorë (nga Lioni), dhe sulmuesi shtatlartë i përfaqësueses së Republikës Ceke, Jan Koler (nga Borusia e Dortmundit), janë dy blerjet e mëdha të skuadrës së Principatës. NONSI (12) Trajner: Pablo Korrea Lindorët u renditën të 12-tët sezonin e shkuar dhe të parën trofe pas 28 vjetësh, kur mundën Nisën në finalen e Kupës së Ligës Franceze. Me një skuadër thuajse të prandryshuar, trajneri Pablo Korrea ka deklaruar se do të jetë i lumtur të paraqitet po aq mirë sa sezonin e shkuar, por ka vendosur si objektiv për skuadrën e tij, mbijetesën në kategorinë e parë. NANTË (14) Trajner: Serzh Lë Dize Nanta ishte klubi i fundit që fitoi titullin "kampion" më 2001-shin, përpara se Lioni "ta privatizonte' atë, por vuajti mjaft sezonin e shkuar dhe mund të ketë të njëjtin fat këtë sezon, pasi ka humbur portierin Mikael Landro and midfielder Zheremi Tulalan, përkatësisht te Paris SG dhe Lioni. Trajneri Serzh Lë Dize shpreson që portieri i ri, Vladimir Stojkovic, i cili vjen nga Crvena Zvezda e Beogradit, dhe mefushori i përfaqësueses së Marokut, Nurdin Bukhari, ish-lojtar i Ajaksit, do të jenë zëvendësues të denjë. NISË (8) Trajner: Frederik Antoneti Pavarsisht nga mundësitë e kufizuara, Nisa pati një ecuri mjaft të kënaqshme sezonin e shkuar, duke u renditur cuditërisht e teta në kampionat dhe duke arritur deri në finalen e Kupës së Ligës Franceze, të cilën e humbën përballë Nonsit. Trajneri Frederik Antoneti, i cili mbështetet në një skuadër të mbushur me talente të reja, tha se jugorët nuk do të mund të maten me më të mirët, por beson se do ta mbyllë edhe sezonin e ri në gjysmën e sipërme të tabelës së renditjes. PARIS SG (9) Trajner: Gi Lakomb Paris SG-ja, e cila mori dicka nga sezoni i kaluar vetëm pasi mundi rivalen tradicionale, Olimpikun e Marsejës, në finalen e Kupës së Francës, duke fituar edhe një biletë për në Kupën UEFA, mbetet e kujdesshme në vendosjen e objektivave. Klubi parizien, që tashmë ka pronarë të rinj dhe një president të ri, nuk ka bërë asnjë blerje spektakolare, por, të paktën, ka arritur të mbajë kapitenin Pauleta. Sulmuesi i spikatur i përfaqësueses së Portugalisë kishte marrë gjatë verës një ofertë nga Lioni. RENË (7) Trajner: Pjer Dreosi Rena është paraqitur mirë në këto dy sezonet e fundit dhe këtë ia dinte për nder trajnerit Lazlo Boloni, i cili tani ka lëvizur në drejtim të Monakos. Kësisoj, ky do të jetë një sezon i vështirë për klubin e Bretanjës, që ka humbur gjithashtu tri lojtarë, mesfushorin premtues, Johan Gurkuf, mesfushorin e përfaqësueses së Suedisë, Kim Kallstrom, dhe sulmuesi e përfaqësueses së Zvicrës, Aleksander Frei, të cilët u larguan drejt klubeve më prestigjize. ST ETIENË (13) Trajner: Ivan Hashek St Etieni, që nuk ka fituar asgjë që kur siguroi të dhjetin titull "kampion" (një shifër kjo rekord në Francë), më 1981-shin, tashmë ka një trajner të ri, cekun Ivan Hashek. Dikur një klub i madh, St Etieni ka humbur këtë sezon një numër lojtarësh të mirë, sic ishte ai i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë, Didier Zokora, që tashmë do të luajë me Totenhemin në Angli, dhe asgjë nuk premton që ditët e lavdishme të rikthehen në këtë klub. SEDAN (e ardhur nga Divizioni 2) Trajner: Serzh Romano Lindorët, që janë rikthyer në kategorinë e parë pas 3 sezonesh, kanë një buxhet modest dhe një skuadër pa emra të mëdhenj dhe trajneri Serzh Romano ka deklaruar se ai do të ishte i lumtur nëse skuadra e tij do t'i shpëtonte kthimit të menjëhershëm në Divizionin 2. SOSHO (15) Trajner: Alen Perrën Soshoja, fituese e Kupës së Ligës në 2004-ën dhe pjesëmarrëse në Kupën UEFA në 2004-ën dhe 2005-n, kanë përjetuar dy sezone mjaft të vështira dhe e ka të qartë se nevojitet një përmirësim i menjëhershëm nëse synon të mbesë në kategorinë e parë. Tashmë kjo skuadër është në duart e ish-trajnerit të Olimpikut të Marsejës dhe Portsmuthit, Alen Perrën, i cili ka zëvendësuar Dominik Bizhotatin, dhe ka premtuar me paraqitjet e saj në ndeshjet përgatitore. TULUZË (16) Trajner: Eli Bop Ndonëse një emër i madh në regbinë franceze, Tuluza është shumë larg të qenit e tillë në futboll dhe sezonin e shkuar flirtoi edhe me rënien nga kategoria. Gjithsesi, shpresa e kësaj skuadre mbështetet në trajnerin e saj të ri, Eli Bop, dhe të dy të sapoardhurit, mesfushori brazilian, Fabinjo, dhe sulmuesi i përfaqësueses së Suedisë, Johan Elmander. TROUA (17) Trajner: Zhan-Mark Furlan Trouaja modeste e mbylli sezonin e shkuar një vend mbi zonën e ftohtë të rënies nga kategoria dhe mund të presë një tjetër sezon të vështirë, pasi nuk ka bërë asnjë blerje të madhe, përvec mesfushorit "shëtitës", Jan Lashuer, i cili ka ardhur nga Oksero. VALONSIEN (e ardhur nga Divizioni 2) Trajner: Antoine Kombuare Skuadra veriore është rikthyer në kategorinë e parë, por me ambicje të kufizuara, 13 vjet pasi u përfshi në skandalin më të madh të trukimit të ndeshjeve në Francë, ku protagoniste ishtë Olimpiku i Marsejës. Skandali i 1993-shit konsistoi edhe në pagesat që iu bënë disa lojtarëve të Valonsienit për të humbur një ndeshje në kampionat, pak ditë përpara se Marseja të ndeshej në finalen e Ligës së Kampioneve me Milanin. Valonsien ra nga kategoria, duke u zbritur edhe më tej, në kategorinë e tretë, një sezon më pas, për arsye financiare, përpara se të humbiste statusin e saj si klub profesionist, duke rënë në nivelin e klubeve amatore më 1997-n. Që nga ajo kohë, ka bërë një rrugë të gjatë për t'u rikthyer në elitë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›