Kimi në “pole” në garën e tij të 100 në Formula 1

Kimi Raikonen i bëri dhuratën më të mirë vetes me rastin e garës së tij të 100-të Formula 1. Piloti finlanez realizoi "pole" në Hungari, të dytin rresht pas atij të Hokenheimit, dhe të 45-tin historik për skuderinë MekLaren.
Kimi ndaloi kronometrin në kohën 1'19"599 të arritur në sekondat e fundit të kualifikueseve duke mundur në këtë mënyrë pilotin e Ferrarit Felipe Masa. Një prezantim të mirë bëri edhe piloti tjetër i MekLarn Mercedes, Pedro De La Roza që do të niset në garën zyrtare nga vendi i katërt, me kohën 1'20"117.
"Ishte një sesion i shkëlqyer i kualifikueseve dhe arritja e pole position ishte fantastike", tha Kimi Raikonen.
"Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Në përgjithësi ishte një sesion kualifikues fantastik. Është e vështirë, por kemi një makinë në gjendje shumë të mirë dhe kam besim edhe përsa i përket gomave Bridxhston. Forca jonë më e madhe do të jete kontstantja e gomave", shton Pedro De La Roza.
"Paraqitjet e shkëlqyera të Kimit dhe Pedros dëshmojnë përmirësimetqë kemi bërë në veturë qysh nga testi i Jerez përpara garës së Hokenheimit. Strategjia e garës duhet t'u ofrojë pilotëve tanë mundësinë për të luftuar për pod", vlerësoi Ron Denis, bosi i MekLaren Mercedes.