San Marino zbardh listën anti-Shqipëri

Përfaqësuesja e futbollit të San Marinos ka nisur fuqishëm përgatitjet në prag të supersfidës me Gjermaninë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2008 dhe që është në program më datë 6 shtator në stadiumin "Serravalle" (ora 20:45). Megjithatë etapa e ardhshme e kombëtares së vendit të vogël është miqësorja e datës 16 gusht ndaj Shqipërisë (ora 20:30 në "Serravalle"). Megjithatë, përgatitjet e skuadrës për këtë sfidë kanë nisur që ditën e enjte, me stërvitjen e parë në lokalitetin e Montexhiardinos. Ndërkaq, të shtunën kombëtarja e San marinos do të luajë miqësoren me Mizanon (ora 17:30 në Fiorentino) dhe të enjten më datë 10 kundër ekipi lokal të San Marino (ora 19: në "Serravalle B"). Kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku i San Marinos për këtë ndeshje: N. Albani, M. Andreini, S. Bakioki, X. Bonini, M. Bugli, M. Kazadei, M. Cekoli, A. Celi, N. Ciaki, E. Cibeli, F. Kreshentini, A. Della Valle, M. De Luixhi, M. Domeniconi, M. Marani, M. Marani, P. Marioti, M. Masi, M. Moreti, F. Nani, M. Palaci, D. Ranokini, A. Selva, A. Simoncini, D. Simoncini, A. Tokaceli, K. Valentini, F. Valentini, D. Vanuki, F. Vitaioli.
Fatjon Kodra
Panorama Sport