E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari Ermal Kurtoglu (Kuqo) kualifikon Turqine

Greqi - Australi 72-69
Antonis Fotsis dhe Nikos Zisis shenuan nga nje 3-pikesh ne fund dhe
Greqia befasoi Australine me nje fitore 72-69 ne Hamamatsu. Kampionet e
Europes fituan ndeshjen e trete, ndresa australianet pesuan humbjen e dyte ne kampionat. Rezultati ishte i barabarte 69-69 3 sekonda nga fundi, por gjuajtja e Nikos Zisis per tre pike ishte e sakte dhe Greqia kaloi ne avantazh 72-69. I gjithe stoli grek u bgrit ne kembe per te festuar. "Prisnim nje ndeshje shume te veshtire kunder Austalise. luajten kunder tyre ne Kupen Stankovic keshtu qe e dinim se cfare skuadra jane" tha Diamantidis qe ishte dhe shenuesi me i mire i ndeshjes me 20 pike. Per australianet me i miri ishte Andrew Bogut me 18 pike.
* * *
Lituani - Katar 106-65
Lituania arriti me ne fund fitoren e pare ne kampionat duke mundur
Katarin 106-65. Nje fitore bindese me ne fund, pas dy humbjesh me rezultat te ngushte me Greqine dhe Turqine. Tani lituanezet duhet te fitojne ne dy ndeshjet e mbetura me Brazilin dhe Australine per te siguruar kualifikimin. "Ishim aq afer fitores ne dy ndeshjet e para, sa na duket sikur nuk na kane mundur ata, por mundem veten tone. Kemi shume lojtare te rinj ne skuader, duke perfshire dhe veten time, keshtu qe kjo fitore do te na rrisi besimin ne vetvete" tha ylli lituanez Linas Kleiza qe shenoi 14 pike. Katari, fitues i medaljes se bronzit ne Kampionatin Aziatik 2005, nuk krijoi asnjehere probleme per lituanezet te cilet arriten te shkeputeshin qe ne pjesen e pare. Saad Ali me 20 pike ishte me i miri per aziatiket te cilet akoma nuk kane shijuar fitore ne Japoni.
* * *
Turqi - Brazil 73-71
Endrra turke vazhdonpasi arriten fitoren e trete ne tre ndeshje duke
mundur me shume veshtiresi Brazilin 73-71. Braziliani Leandro Barbosa i
Phoenix Suns ishte shenuesi me i mire i ndeshjes me 26 pike duke shenuar tete 3-pikesha nga 16 qe gjuajti, por nuk te shenonte 2 gjuajtje te lira shume te rendesishme qe do ti jepnin Brazilit avantazhin 71-70 kur kishin ngelur 5 sekonda loje. Brazilianet i ben menjehere nje faul Ermal Kurtoglut per te ndaluar oren, duke shpresuar se ai do humbte ndonje nga gjuajtjet e lira, por lojtari i Efes Pilsen i shenoi te dyja duke i dhene turqve nje avantazh prej tre pikesh. "Kjo ndeshje ishte me e veshtire se te tjerat. Arbitrat na lane te benim nje loje te forte. Jam i gezuar qe arritem te fitonim dhe tani kemi shanse te mira per ta dale te paret ne grup" tha shenuesi me i mire turk Erdogan me 21 pike.
* * *
Klasfikimi
Greqia 3/0 - 6 pike
Turqia 3/0 - 6 pike
Lituania 1/2 - 4 pike
Brazili 1/2 - 4 pike
Australia 1/2 - 4 pike
Qatar 0/3 - 3 pike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›