Ekskluzive/Sllavko Kovaçiç: “Shqipëria ka ekip kompakt”

Kroati 56-vjecar Sllavko Kovacic, është përzgjedhur nga Oto Baric për të qenë ndihmësi i tij në pankinën e kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri i ekipit kombëtar në konferencën e tij të parë për shtyp ditën e firmosjes së kontratës, vlerësoi punën dhe bahkëpunimin e Kovacic, me të cilin kishin së bashku në Kroaci dhe Austri. Sllavko Kovacic, një nga ndihëmsit edhe të trajnerëve të përfaqësueses austriake Hans Krankl dhe Andrea Herzog, ka një karrierë të pasur si futbollit dhe trajner. Kontakti i parë me shqiptarët ishte gjatë miqësores të fituat të Shqipërisë me San Marinon (3-0). I kontaktuar sot në linjë telefonike nga "albania-sport.com", Kovacic, që banon në kryeqytetin austriak, Vienë dhe flet një gjermanishte të shkëlqyer, pranoi me kënaqësi të flasë për ekipin kombëtar shqiptar, megjithës ka këmbëngulur shpesh se kjo i gjë i takon vetëm trajnerit Baric.
Albania-sport: Zoti Kovacic, përshendetje nga albania-sport.com, një nga sajtet e rinj në Shqipëri kushtuar sportit. Ndeshja e parë për Euro 2008, ajo kundër Bjellorusisë po afron, cili është mendimi juaj për këtë skuadër?
Sllavko Kovacic: Do të ishte më mirë t'i telefononit zotit Baric, dhe jo mua. Megjithatë, dua të shtoj si trajner i ekipit kombëtar austriak jam përballur dy herë kundër Bjellorusisë, ku kam fituar në të dy takimet (5-0 dhe 2-1), por kjo ka ndodhur para tre vjetësh. Për momentin nuk mund të them se cila është gjendja e tyre për momentin, duke ditur se tashmë kanë në ekipin e tyre disa lojtarë cilësorë.
Albania-sport: Ju u njohët për herë të parë me ekipin shqiptar gjatë ndeshjes miqësore me San Marinon. Si e vlerësoni ekipin tonë kombëtar?
Sllavko Kovacic: Përshtypja e parë nga ndeshja me San Marinon tregoi se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe të kompaktësuar. Shqipëria luajti shumë mirë edhe pse në pjesën e dytë nuk shënoi gola të tjerë. Kur të jemi në grumbullimin e Kombëtares në Hamburg (28 gusht) së bashku edhe me trajnerin Oto Baric do të bëjmë edhe një analizë të asaj ndeshje.
Albania-sport: Cilin repart dalluat më shumë për mirë dhe kush paraqiti për ju probleme?
Sllavko Kovacic: Thuajse të gjitha. Por dua të shtoj se ajo ishte një ndeshje jo e vështirë, pasi San Marino është një nga ekipet më modeste në Europë dhe kurrsesi nuk mund të krijosh një përfytërim real për lojtarët, ndërkohë që shumë nga lojtarët e skuadrës shqiptare luajën në ekipe me emër në Europë, si ata në Itali apo Gjermani, por edhe në Shqipëri, ku niveli i kampionatit është më lartë se në San Marino. Në fakt për defektet unë nuk dëshiroj të flas, pasi unë jam vetëm një ndihmës i trajnerit Baric, dhe nuk dëshiroj të jap konsiderata.
Intervistoi: Dash Frashëri