“Bekime qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike”

Papa Benedikti XVI ngushëllon familjet e viktimave
Papa Benedikti XVI ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. Përmes një mesazhi drejtuar Shkëlqesisë së tij Monsinjor Hil Kabashi i cili është administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut, Ati i Shenjtë thekson se lutet për viktimat dhe të plagosurit e aksidentit. “U informova për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente dhe shpreh pikëllimin e thellë për familjet e viktimave ndërsa lutem nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit. I lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike”, thuhet në mesazhin e Papës, për ngjarjen e rëndë të aksidentit të Himarës.