E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-së

Luis Tanushi

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbarimi i afatit të lënë nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule për përfundimin e reformës zgjedhore, palët ende nuk kanë gjetur konsensusin. Edhe pse është biseduar në nivel teknik, asnjë prej çështjeve nuk ka gjetur zgjidhje. Gazeta Shekulli, ka mundur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pas pesë orë debate, nuk u arrit asnjë rezultat.

Në një moment debati është zhvilluar në korridoret e Kuvendit ku kryetari Ilir Rusmali u ngrit nga tavolina. Edhe pse të djathtët kanë dhënë më parë pëlqimin për kontrollin elektronik të dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve dhe për numërimin elektronik të fletëve, papritur u tërhoqën duke hedhur poshtë draftin e miratuar më parë me justifikimin e rekomandimeve të ODIHR-it për të zbatuar teknologjinë vetëm në zona pilot.

Gjithashtu, opozita kërkoi që gjashtë prej anëtarëve të KQZ-së të zgjidhen sipas skemës aktuale, ndërsa anëtari i shtatë, të zgjidhej nga gjyqësori. Çështja e tretë e debatueshme, për të cilat PD dhe PS nuk ranë dakord, lidhet me procesin e ankimimit.

Rendi i ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

(HAPET MBLEDHJA)

Ilir Rusmali Sot kemi një mbledhje të gjatë, kemi mjaft materiale. Besoj se i keni parë të gjitha materialet. Në qoftë se do të ishit dakord, nëse jo tërhiqem unë, të fillonim me një kalim të shpejtë të këtij materiali. Ky është një material për të cilin jemi të gjithë dakord vetëm se është formatuar me teknikë ligjore.

Damian Gjiknuri E para, unë tani kam marrë dijeni për këtë material. Doja të dija nga ekspertët se cili e ka përgatitur materialin? Ose të na thotë zoti Gumi se si e ka përgatitur këtë material? Ku është bazuar? A janë reflektuar të gjithë kapitujt për çështjet që i kemi kaluar para një jave, që janë miratuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Vangjel Dule- Do ta përfundoja duke thënë se cilido qoftë vendimi, opinioni, vlerësimi, sugjerimi i ODIHR-it, ky komision është sovran, ato që ka vendosur me shumicë duhet të përfshihen. Të çohen bashkë me vërejtjet e OSBE-ODIHR-it në seancë plenare dhe aty kemi të gjithë mundësinë ta shohim, për të qenë korrekt me veten dhe me parimin demokratik të funksionimit, që ti miratojmë ose jo. Ato gjëra që kemi rënë dakord duhet të përfshihen në dokument.

Ilir Rusmali Jeni duke sugjeruar praktikisht që ne ta përfundojmë punën pa bërë raportim për këtë?

Damian Gjiknuri Raportimi të bëhet i plotë  me të  gjitha çështjet e mbetura, me të gjithë kapitujt e miratuar në mënyrë konsensuale, të cilat dikush thotë asgjësohen, dikush thotë moderohen pas kritikave, vetëm atëherë mund tia çojmë Kuvendit.

Ilir Rusmali Pra, dokumenti është dhe nuk e fsheh dot duke bërë lojë fjalësh. Dokumenti është për lexuesin e kartave, pra sistemin elektronik të identifikimit që e kanë quajtur, dhe thotë se duhet përgatitje afatgjatë

Damian Gjiknuri Njerëzve të kolerave në kolerë u shkon mendja, por ti ke edhe tip kolerik nga ana tjetër, i ke të dyja bashkë, se rri para pasqyrës dhe mban fjalime dhe pastaj na vjen e na bën fjalime këtu. Madje edhe gënjen dhe pa pikë turpi ske aq emocione që gënjen. I dashur, ti je i dashuruar pas vetes. Ka teori kompensimi gjithmonë në jetë, por unë spo merrem më me ty në këtë drejtim, por dua tu mëshoj fakteve.

Ilir Rusmali Unë kam frikë se me këtë linjë, Damian, unë mund edhe të gaboj, se ky, sigurisht, që ska kaluar në komision, prandaj e kemi sjellë që ta kalojmë në komision. Do të çelësh rrugën e bllokimit me një material që e propozojmë ne, sepse qejfi ta ka që ta dështosh reformën tek materialet e tjera.

Damian Gjiknuri – Zotëri, meqenëse ke marrë përsipër të drejtosh, sekretaret i ke, shpërndaji materialet.

Ilir Rusmali – Jepi një kopje, se është turp.

Damian Gjiknuri – Ti ke një dëshirë të brendshme të bësh diare fjalësh.

Ilir Rusmali – Jo, mos ia jep ti, tia japë Damjani. Jua jepja unë celularin ta lexonit, por më ka rënë bateria, sepse e kam në version elektronik.

Damian Gjiknuri – Nuk dua të humbasim kohë. Kemi një kapitull të miratuar me konsensus.

E kam materialin.

Ilir Rusmali – E shikon! Atë që tha nuk ekziston, e ka.

Damian Gjiknuri – Materialin duhet ta japë sekretaria.

Ilir Rusmali – Bëjini një fotokopje.

Vangjel Dule – Është ofendim për këtë komision që diçka që e ka votuar ta zhbëjë pa një votim tjetër. Një votim nuk zhbëhet.

Ilir Rusmali – Prandaj po e sjellim këtu materialin, sipas procedurës. Njeriu refuzon diskutimin.

Vangjel Dule  – Problemi është se, mirë a keq, ne ramë dakord për disa çështje, siç ishte identifikimi i zgjedhësve nëpërmjet kartave dhe pasaportave biometrike me aparate përkatëse, folëm për numërimin elektronik dhe ramë dakord unanimisht për ato çështje. Tani në vjen një rekomandim. Një rekomandim, me gjithë respektin për ODIHR-in dhe OSBE-në, nuk mund të qëndrojë mbi një vendim të komisionit. Vendimi u mor me  konsensus. Sot nuk e kemi konsensusin që ta zhbëjmë atë vendim.

Ilir Rusmali – Jo, nuk është e vërtetë. Ke një vendim Kuvendi që përcakton metodologjinë e punës dhe të vendos në …

Vangjel Dule  – Kjo nuk është çështje metodologjie.

Ilir Rusmali – Jo, nuk është ashtu.

Vendimet konsensuale të këtij komisioni me kërkesën tonë, se kemi marrë vendim për këtë punë, dhe sipas vullnetit të Kuvendit i kalojnë për ekspertizë ODIHR-it. Kur ODIHR-i jep ekspertizën, ne reflektojmë mbi të. Kjo është procedura që ne kemi. Kjo është metodologjia.

Nuk jemi në luftë me ODIHR-in. Jemi duke punuar bashkërisht për një qëllim tonin, për të cilin po na ndihmon ODIHR-i.

Vangjel Dule  – Zoti Rusmali, unë do të isha i fundit qytetar i këtij vendi, jo më parlamentar, që do të isha në luftë me ODIHR-in.

Ilir Rusmali – Po atëherë?

Vangjel Dule  – Atëherë, ekspertiza, qoftë edhe e ODIHR-it, mbetet ekspertizë, vendimmarrja, është vendimmarrje. Këto janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Kur ne kemi një vendimmarrje, e cila është marrë 2, 3, 4 javë përpara rekomandimit dhe ne nuk kemi konsensusin e duhur për ta zhbërë atë vendim, pavarësisht ekspertizës, do ti drejtohemi mandatdhënësit tonë, që është seanca plenare.

Ilir Rusmali – Jo, nuk është ashtu.

Vangjel Dule  – Ashtu është.

Atëherë, nuk do të ishte e nevojshme të ngrinim Komisionin e Reformës Zgjedhore, por ekspertiza e ODIHR-it do të ishte vendimmarrje për ne.

Ilir Rusmali – Si nuk u bëka fjalë! Ne kemi punuar strikt, sipas Rregullores dhe vendimit të Kuvendit.

Vangjel Dule  – Ju me zotin Gjiknuri keni çdo të drejtë që edhe të vrenjteni me njëri-tjetrin edhe të buzëqeshni. Të vetmen mundësi që kemi ne është parimi dhe ligji. Ne të vegjlit na mbron vetëm ligji. Predispozitën tuaj pozitive dhe negative nuk e kemi ne në dorë. Ne kemi një fakt.

Ilir Rusmali – A mund të bëj një propozim procedural?

Vangjel Dule  – A mund të mbaroj?

Ne kemi rënë dakord unanimisht për identifikimin e zgjedhësve dhe për numërimin elektronik. Kjo është vendimmarrja. Kemi edhe një rekomandim të ODIHR-it, i cili është rekomandim ekspertize.

 (Pas pushimit)

Damian Gjiknuri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›