Bektashianët festojnë sot Ditën e Hashures
Bektashianët festojnë sot ditën e Hashures, ose sic njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit. përfaqësues të lartë të qeverisë dhe politikanë të ndryshëm do të vizitojnë sot selinë e e bektashinjve këtu në Tiranë.
TIRANE- Komuniteti i bektashian feston sot Ditën e Hashures. Në këtë ditë të shënuar në selinë e bektashinjve këtu në Tiranë do të zhvillohen ceremonitë karakteristike të kësaj feste. Gjithashtu pritet që selinë e bektashinjve, si cdo vit, ta vizitojnë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë dhe politikanë të ndryshëm. Dita e Hashures njihet nga feja bektashiane si dita e martirizimit të imam Husejnit ku sipas besimeve te hershme imam Husejni dhe shoket e tij u rrethuan në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore dhe se bashku me 72 shokët e tij u martirizuan. Myslimanët e vendeve të ndryshme të botës, për çdo vit në këtë ditë, organizojnë ceremonitë e posaçme për këtë ditë.
(s.g/BalkanWeb)