E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunat e Dibrës prej ditësh të bllokuara nga bora

Prej ditësh të tëra nuk ka komunikim tokësor mes fshatrave në shumicen e komunave te Dibres. Banorët janë izoluar në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk kanë mundur të sigurojnë rezervat ushqimore për kete dimer 

DIBER-Temperatura të ulëta dhe rreshje të mëdha bore po vështirësojnë jetesën në zonat e thella malore të qarkut të Dibrës. Rreshjet që po shoqërohen me borë në formën e akullit dhe nga i ftohti po shuajnë shpresat e komunikimit me këto zona. Korrespondentët e TvNews24 në Dibër bëjnë të ditur se vazhdojnë të mbeten problematike zonat e thella si komuna Xibër në rrethin e Matit. Komuna Dibër, Kalaja e Dodës dhe Lura në Peshkopi, si dhe komuna Ostren në rrethin e Bulqizës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se prej ditësh të tëra nuk ka komunikim tokësor mes fshatrave në këto komuna dhe rrjedhimisht asnjë lidhje me rrugët nacionale. Banorët janë izoluar në banesat e tyre, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk kanë mundur të sigurojnë rezervat ushqimore për një dimër të tillë, si shkak i kushteve të pafavorshme ekonomike.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›