Itali, bllokohen 65 kg marihuane, kapen 2 shqiptare
Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë në Romë të Italisë pasi akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit policia sekuestroi 65 kg marihuanë.
ROME- Një sasi prej 65 kilogram lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar sot nga karabierët e kryeqytetit italian në Romë. Sipas medias italiane në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë të moshës 24- 33 vjec. Ato akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Droga u gjet e fshehur dhe e vendosur në dy canta të mëdha. Marihuana u gjet e ndarë në disa pako me pesha të ndryshme.
(s.g/BalkanWeb)