E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore, kapet peshkaqeni prane Sazanit

Nje tjeter peshkaqen ka rene ne rrjetat e peshkatareve ne vlore. Pasditen e djeshme peshkarexha Melisa ka kapur ne veri te ishullit te Sazanit specien e pazakonte per ujerat shqiptare.

Sipas peshkatareve specia e kapur eshte e llojit pellumb rreth 4 metra e gjate dhe 370 kilogram. Ai eshte kapur nga rrjetat ne nje thellesi prej 120 metrash pak milje nga bregdeti i gjirit te Vlores.

Gjate vitit 2008 peshkataret e vlores kane mundur te kapin tre specie te ngjashme peshkaqenesh ne ujrat shqiptare, me i madhi ishte rreth gjysme toni dhe te gjithe jane shfaqur perreth ishullit te Sazanit. Me kapjen e peshkaqeneve te pare para 3 vjetesh ne Shqiperi eshte krijuar edhe nje treg shitje ka nxitur peshkataret qe te gjuajne kete specie te rralle per ujerat e bregdetit shqiptar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›