Fier, fshati Baltez, 30 vjet pa rruge

Ne fshatin Baltez banojne 250 persona dhe rruga per atje eshte 2 kilometra nga Fieri dhe e denje per emrin e vete fshatit.
Banoret e kesaj qendre te vogel nuk kane rruge normale dhe detyrohen te levizin mes baltes. Gjendja tejet e veshtire e rruges se vetme te komunikimit, i detyron banoret qe edhe ne raste fatkeqesish te levizin me mjete te transportit bujqesor.
Edhe ne raste vdekjeje, trupin e pajete ata e trasportojne per ne banesen e fundit mes baltes dhe lluces dhe ne vend te makines mortore, banoret perdorin zetorin.
Ndarja nga jeta e nje te moshuari, vec dhimbjes te te afermit, tregon me se miri tragjedine e perhershme si pasoje e mungeses se rruges.
Vargu i gjate i njerezve ne kete ceremoni funerale u detyrua te kalonte permes baltes per te shkuar te varrezat e fshatit. Zetori qe transportonte per ne banesen e fundit trupin e pajete ka ngecur disa here ne balte. Banoret shprehen se kjo gjendje ka me shume se 30 vjet dhe se kane marre vetem premtime per nje rruge lidhese me pjesen tjeter.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code