E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bektoviç: Tërbuni nuk diskuton asnjë ekip në Pukë

Nga ERJON SALIU

Mbrojtësi i majtë serb i skuadrës pukjane dhe një nga pikat e forta të ekipit, Almir Bektoviç, është i bindur se skuadra e tij nuk do të ndalet edhe këtë javë në shtëpi, në ndeshjen ndaj Sukthit. Bektoviç, në një prononcim për Sportin shqiptar, shprhet e besim se në stadiumin Ismail Xhemali, Tërbuni, jo vetëm që do të fitojë, por do bëjë edhe goleadë. Momentalisht ne gëzojmë një formë shumë të mirë.

Të gjithë jemi bërë grup dhe nuk diskutojmë jo vetëm ekipet e kategorisë së dytë, por tashmë jemi të barabartë edhe me disa ekipe të kategorisë së parë, po të shohësh blerjet që ka realizuar presidenti Syla. Pas fitores në transfertë me Egnatian, kemi filluar të përgatitemi për ndeshjen me Sukthin. Do të jetë një përballje mes rivalsh, por ne do të bëjmë diferencën, sepse kemi kualitete që bëjnë diferencën.

Kështu që edhe Sukthi do të ketë fatin e riavlëve të tjerë në Pukë javën që vjen. Kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore me Skraparin dhe Kukësin, të cilat i kemi fituar, të parën me rezultatin 1-0 dhe të dytën 2-0, por ajo që na ka bindur është loja e mirë e ekipit. Jemi në krye, por duhet që të thellojmë diferencën me rivalët, në mënyrë që të rrimë të qetë, – theksoi gjatë prononcimit mbrojtësi serb i pukjanëve, Almir Bektoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›