Maqedonasit fyejnë kuqezinjtë: Dhoma gazi për shqiptarët!
Thirrjet ekstremiste të ultrasve maqedonas kanë irrituar futbollistët kuqezinj në fushën e blertë
Takimin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, që përfundoi me rezultatin final 0-0, që nga minuta e parë është përcjell me fyerje në baza nacionaliste të drejtuara popullit shqiptar dhe futbollistëve kuqezinj në fushën e blertë. Ndër brohoritjet e shumta ishin tifozët maqedonas të vetëquajtur Mujmunë, që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare:
Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë, Dhoma gazi për shqiptarët, Lufta për çlirim e shumë fjali të tjera janë përsëritur vazhdimisht nga publikut i pranishëm maqedonas në Prilep. Këto brohoritje kanë shqetësuar edhe futbollistët shqiptarë, që pas ndeshjes në Prilep janë shprehur të habitur me pritjen e nxehtë që iu është bërë.
Në stadiumin Goce Dellçev në Prilep, skuadrën kuqezi e kanë përkrahur rreth 100 tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova. Këto thirrje skandaloze janë vërtet për tu dënuar, pasi një ndeshje futbolli, për më tepër miqësore, smund dhe sduhet të shoqërohet me thirrje të tilla ekstremiste nga grupime të ndryshme ultras me politika të ndryshme në pjesëmarrjet e tyre në stadiume.
Futbolli është një lojë që bashkon zemrat e tifozëve në të gjithë botën dhe pa dyshim këta njerëz nuk e zbukurojnë atmosferën, në të kundërtët, e bëjnë të mërzitshme dhe ofenduese për skuadrën mike, që në rastin konkret ishte Shqipëria.
Në Korçë nuk ndodhi kështu
Nëse në Prilep maqedonasit na kanë pritur më këmbët e para, në Korçë më 17 nëntor të 2010, në stadiumin Skënderbeu tifozeria kuqezi dhe ajo korçare nuk kanë lëshuar asnjë thirrje të tillë ofenduese ndaj kombëtares maqedonase. Në kërë rast, tifozët shqiptarë mbeten për tu përshëndetur për kulturën e tyre sportive, pavarësisht ndonjë momenti të veçantë, kur edhe këta të fundit e kanë ngritur zërin në raste të tilla, por gjithnjë ndaj një fenomi antishqiptar.
Ndërkohë që rasti i maqedonasve është vërtet i pakuptimtë, pasi kombëtarja e tyre është pritur dhe përcjellë pas pasur incidente të tilla. Pa dyshim, institucionet më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA, mund ti marrin në konsideratë ndodhitë e fundit në Prilep, kur thirrjet e ultrasve maqedonas kërkojnë kokën e shqiptarëve, jetë njerëzish, madje edhe me turtura të përmendura si Dhoma gazi, e të tjera.
Nuk është hera e parë
Ndeshja e djeshme nuk është vitrina e parë për tifozerinë maqedonase, e cila ka manifestuar edhe më parë sjellje dhe thirrje anti-shqiptare. Preçedentët na kthejnë vite më parë në të tre miqësoret që kemi luajtur.
E para në Tetovë, dhe tashmë 2 herë rradhazi në të njëjtin vend, Prilep, e cila njihet si qendra anti-shqiptare, duke mos pasur asnjë familje shqiptaro-maqedonase në këtë qytet. Në këtë incident, edhe Federata Shqiptare e Futbollit, me në krye presidentin Armand Duka nuk duhet të pajtohet dhe të informojë gjithçka tek institucionet më të larta futbollistike si FIFA dhe UEFA.
Thirrjet e maqedonasve
Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur.
Dhoma gazi për shqiptarët.
Lufta për çlirim.
Elis Bakaj dëmtohet, dyshohet çarje ligamenti
Futbollisti i Shqipërisë, Elis Bakaj, është dëmtuar gjatë miqësores ndaj Maqedonisë dhe si pasojë është zëvendësuar në minutën e 35-të me Ahmed Januzin. Në momentin e parë pas asistëncës së mjekur Bulinger, i cili ka bërë shenjë për zëvendësim, Bakaj ka kundërshtuar, duke pasur egon për tu rikthyer në fushën e blertë, por nuk ka zgjatur as 2 minuta dhe nr.19 është shoqëruar nga Cana jashtë vijave të fushës, duke çaluar me këmbën e djathtë.
Dyshohet për një çarje të ligamentit, i cili mund të kaloj edhe pa ndërhyrje kirurgjikale, por sot Bakaj do të kryejë rezonancën magnetike për të parë pjesën e brendshme të gjurit të tij. Stafi mjekësor i kuqezinjve e ka fashuar këmbën e futbollistit për të mos e përthyer gjatë lëvizjeve të tij në udhëtim. Sot do të mësohet shkalla e dëmtimit të 24-vjeçarit shqiptar, i cili më pas do të udhëtojë drejt Bukureshtit për tu bashkuar me skuadrën e tij, Dinamo.
Skaner
Isli Hidi
Ka qenë një ndeshje me pak raste, e luftuar më tepër në mesfushë, por kur është dashur nevoja, Isli Hidi ka qenë i gatshëm si një rastë në pjesën e dytë, kur sulmuesi maqedonas doli i vetë përballë tij. Gardiani tiranas është në lartësinë e duhur për të mbrojtur kuadratin kuqezi.
Ansi Agolli
Ndryshe nga ndeshja me Azerbajxhanin, Ansi Agolli ka qenë më i sigurt në sfidën ndaj maqedonasve. I saktë në prapavijë, ndihmon sulmin dhe kroson saktësisht drejt sulmuesve. Ky është Agolli, që të gjithë jemi mësuar ta shikojmë me fanellën e përfaqësueses.
Admir Teli
Shkodrani është treguar tepër i saktë në prapavijën e Shqipërisë. Ndeshje pas ndeshjeje vazhdon të konfirmohet si titular, duke hedhur rrënjë në formacion. Performanca e tij nuk ndryshon, pavarësisht partnerit në qendërmbrojtje, që shpesheshherë ka ndryshuar.
Armend Dallku
Është treguar i saktë në ndërhyrjet e tij, si gjithnjë luftarak në topin e parë. Ndonjëherë edhe mund ti kalojë caqet e ndërhyrjeve ndaj kundërshtarit, por duke parë natyrën e tij sportive, jemi mësuar me të tilla ndërhyrje nga ana e Armend Dallkut. Gjithsesi, kosovari nuk është në pozicionin e tij ideal.
Andi Lila
Mbrojtësi i Pas Janinës në kampionatin helen dhe i përfaqësueses së Shqipërisë ka një formë konstante me fanellën kuqezi. Edhe ndaj Maqedonisë ka treguar siguri në krahun e djathtë. Vazhdon të mbetet një alternativ universale e kombëtares, pasi siç dihet kavajasi luftarak nuk njeh pozicion në fushën e blertë.
Jahmir Hyka
Tepër aktiv në lojën e tij, mbase nga më të mirët në fushën e blertë për Shqipërinë. Tashmë Hyka po shfaqet edhe në rolin e fantazistit. I pozicionuar më në qendër të mesfushës, paksa nga e majta, shpeshherë nr.10 ka dhënë disa asiste për shokët e skuadrës.
Lorik Cana
Mbetet një lider në fushën e blertë për mënyrën se si i përjeton 90 minutat e ndeshjeve në ngjyrat kuqezi. Por edhe dje, ashtu si ndaj Azerbajxhanit, ka shfaqur moment sporadike pakujdesie. Por që cilësitë e tij smund vihen në diskutim. Mbetet mbase një lojtar i pazëvendësueshëm për kuqezinjtë.
Emiliano Vila
Mbase nuk ka bërë gjëmën me topin ndër këmbë, por nëse në këpucët e tij do të kishte një micro-chip, të gjithë do të shikonin se ky futbollist përshkon km të tëra në shërbim të skuadrës, duke mos u ndalur në asnjë moment. Emiliano Vila mund të quhet lojtari i trajnerit.
Odise Roshi
Një ditë jo e mirë për fierakun e Shqipërisë. Ndodh në futboll të jesh edhe jashtë forme. I zëvëndësuar në minutën e 56-të, Odise Roshi ka humbur edhe një rast në pjesën e parë, tepër flagrant për të kaluar Shqipërinë në avantazh. Nëse në performancat e tjera të gjithë e lavdëruan, dje smund ta bënin një gjë të tillë.
Elis Bakaj
Është aktivizuar rreth 35 minuta, por një dëmtim ka penalizuar qendrimin e tij në fushën e blertë. Mëkat, sepse Bakaj deri në ato minuta po dukej tepër aktiv, duke u vendosur në shërbim të skuadrës. Shpresojmë që dëmtimi i tij të mos jetë serioz dhe futbollisti i Dinamos së Bukureshtit të kthehet në fushë sa më shpejt.
Hamdi Salih
