Belegu Gropen e hapa per te montuar nje kasaforte jo per te vjedhur

Te akuzuar per tentativen e vjedhjes se bankes Intesa San Paolo Belegu e Troplini perpiqen te mbrohen gjykata i le ne Arrest me burg. Tuneli i hapur prej tyre dilte mbi arkivin e bankes
Dy urithet qe tentuan grabitjen e bankes Intesa San Paolo jane perballur dje me akuzat zyrtare ne prani te gjyqtares ku organi i akuzes ka kerkuar caktimin e mases Arrest me burg. Nuk kishim ndermend te vidhnim banken gropen po e hapnim pasi doja te instaloja nje kasaforte. Kam marre nje leje ndertimi per pallat ne Durres dhe do vendosja kasaforten per te ruajtur leket. Pastaj gropa do te mbyllej dhe prandaj kishte edhe cimento. Dyqanin e kisha marre me qira per ta bere zyre. Keto kane qene deklarimet e bera ne sallen e gjyqit nga njeri prej te arrestuarve Tahir Belegu i cili eshte perpjekur te nxjerre pa faj veten dhe shokun e tij duke hedhur argumente nga me te ndryshmet per te rrezuar akuzat e prokurorit. Por ndersa Belegu permes avokatit perpiqej te shpetonte veten me alibine e vendosjes se kasafortes i arrestuari i dyte Taulant Troplini nuk ka preferuar te flase duke lene avokatin te merret me mbrojtjen e tij. Avokati ka perdorur nje tjeter strategji duke e nxjerre Troplinin me crregullime mendore. Por pasi ka degjuar prokurorin dhe provat e paraqitura prej tij argumentet e perdoruara nga dy te arrestuarit dhe avokatet e tyre gjyqtarja e gatshme Majlinda Doga vendosi te caktonte masen Arrest me burg per Belegun e Troplinin duke i lene kohe akuzes per hetime te metejshme. Sipas akuzes dy te akuzuarit jane kapur ne flagrance teksa perpiqeshin te hapnin nje tunel nentokesor nga dyshemeja e lokalit qe kishin marre me qira te 9-kateshet tunel qe dilte mbi arkivin e Intesa San Paolo Bank. I akuzuari Belegu 50 vjec u prezantua para trupit gjykues si ndertues pallatesh dhe nuk pranoi akuzen e ngritur ndaj tij per tentative grabitjeje.
Deshmia
Jam ndertues dhe isha duke bere nje kasaforte ne mur per te ruajtur parate. Do ndertoja pallat ne Durres - ka qene alibia e ngritur lidhur me hapjen e tunelit nentokesor mbi arkivin e Intesa San Paolo Bank. I akuzuari Tahir Belegu ka deklaruar se eshte nje biznesmen dhe punimet ne dyqan po i bente pasi aty do montohej nje kasaforte ku do te ruheshin shuma te medha lekesh. Belegu ka vijuar serish mbrojtjen e tij duke thene se duke qene se kishte marre nje leje ndertimi ne Durres ai i kishte marre ambientet e dyqanit me qira per te hapur nje zyre dhe se tuneli ishte hapur per te salduar nje kasaforte duke justifikuar keshtu te gjitha sendet e sekuestruara ne vendngjarje nga policia. Po sipas deklarimeve te Belegut dikur ish-ndertues ne dyqan ndodhej edhe cimento e cila do te perdorej per mbylljen e gropes pasi aty te ngjitej kasaforta. Kurse avokati i Taulant Troplinit e prezantoi klientin e tij si person me crregullime mendore duke u shprehur se ka raport qe ne vitin 2003 per crregullimet mendore.