A eshte helmuar Martin Camaj

Per here te pare pyetet bashkeshortja e Martin Camajt per misterin e vdekjes se shkrimtarit. A ka ikur nga jeta ne menyre natyrale sic eshte thene nga nje semundje e pasherueshme apo Camaj eshte zhdukur nga emisaret komuniste per te fshehur krimet e diktatures. Pse zonja Camaj nuk hap Arkivin Camaj nje pasuri leterkembimesh qe do te na zbulonte nje nga marredheniet me te nderlikuara te shkrimtarit kunder diktatures. Per here te pare dje zeri origjinal i Camajt i regjistruar nga bashkeshortja ne ditet e fundit te jetes si pershendetje per shqiptaret lexuesin qe nuk e mberriti ne te gjalle. Botojme nje pjese te artikullit te Kadarese me aludimin per nje helmim te mundshem te Camajt.
Gjithe jeta si ne te gjalle dhe ne postum e Martin Camajt mbetet e rrethuar nga misteri. Ai vdiq ne mars te vitit 1992 ne Mynih kur diktatura u shemb dhe kishte te gjitha mundesite te rikthehej ne vendin e lindjes. Por asnje sinjal nuk ka deri tani pse nuk e realizoi dhe pse fundi i jetes se tij nuk i perkiste moshes se trete te vone. Martin Camaj u arratis ne vitin 1948. Ikja nga Shqiperia i detyruar nga nje urdher se do te pushkatohej nga diktatura e hodhi fillimisht ne Kosove qendron ne Beograd kalon ne Itali dhe me pas ne Gjermani ku vendoset deri ne vdekje ne nje zone malore qe i rikthente mirazhin gjeografik te vendlindjes Temalin e Dukagjinit.
Ne Mynih ringre familje martohet me Eriken nje grua gjermane qe i perkushtohet dhe gjithe jeten i rri prane. Sot Erika mban te drejten e plote te botimit te veprave te Camajt duke u njohur si trashegimtare e gjithe pasurise letrare qe ka lene shkrimtari.
Po ashtu flitet edhe per nje arkiv te pasur leterkembimesh te Camajt me personalitete dhe miq nga bota e Shqiperia edhe ne periudhen e diktatures. Per keto leterkembime nuk eshte folur dendur. Ata qe i rrine prane se vese Camaj qe presin keshillen prej saj se cfare duhet botuar pikerisht tani hezitojne te flasin hapur per emra konkrete dhe permbajtje te ndaluar. Pergjigje ka Eumlshte ende heret te publikohen leterkembimet Ndersa studiuesit e Camajt sugjerojne te lexohet lenda letrare se vetem aty mund te kuptohet e erreta e fjaleve duke e perjashtuar mundesine e cilesimit si poet hermetik.
Ka disa vite ne keto te fundit kur po hapen arkivat kur flitet per dosje qe hidhet mendimi se shkrimtari Martin Camaj mund te jete helmuar dhe nuk ka pasur vdekje natyrale ndonese njoftimi i deritanishem eshte se vdiq nga nje semundje e pasherueshme prane te shoqes Erika. Dje ne nje interviste ekskluzive per standard bashkeshortja e Camajt prere dhe mjaft shkurt duke e cilesuar pergjigjen si nje gje mjaft personale dhe te frikshme tha se Camaj ka qene i semure. Pyetjes se keto vite ne Tirane po qarkullon mendimi se mund te jete helmuar Erika jep pergjigje me ndjesi habie por jo per tu dukur aq tronditese. Dje ne Tirane ne konferencen qe u mbajt ne rastin e 85-vjetorit te lindjes se shkrimtarit e para qe behej per nder te tij bashkeshortja e Camajt nuk ka pranuar te flase gjate per mediat ne lidhje me jeten e shkrimtarit. Nje nga gjerat me te shtrenjta qe mund te kete pasur Camaj ne ditet e fundit te jetes ka qene mesazhi per bashkekombesit e tij. Kjo pershendetje sic u tha e regjistruar ne ditet e fundit te jetes se Camajt eshte leshuar me ze dje. Erika tha se regjistrimi ka qene ide e saj pavaresisht se ne sallen e akademikeve befasine me zerin e Camajt e ka prezantuar Ardian Klosi. Ka qene i veshtire regjistrimi - na thote Erika.
Pipa dhe Camaj jane dy rastet me enigmatike ne menyre rebele kundershtues te hapur te regjimit komunist. Nje ide aludive qe mbeshtet mendimet qe qarkullojne ne Tirane jo drejtpersedrejti e ka dhene shkrimtari Ismail Kadare. Para pak kohesh ne media Kadare ka hedhur nje nga artikujt me agresive mbi rekrutet e diktatures raportin e tyre me mergaten politike dhe si agjentura komuniste i perndoqi gjithe jeten duke perfshire ketu dhe fillimvitet 90 kur ankthi i rrezimit nga pushteti te udheheqjes komuniste perdoret si nje alibi pse krimet e diktatures nuk duheshin njohur. Konkretisht Kadare ka shkruar per raportet e tij me Camajn dhe Pipen ku ka treguar se sa dramatike ka qene historia e tyre duke aluduar sic jane historite e intoksikimit. Permendja e hapjes se arkivave shpjegohet me te verteten qe mund te zbulohet ku Camaj hyn realisht ne ata njerez qe jane larguar nga jeta pa sqaruar dot disa gjera.
Ne te vertete thelbi i se vertetes me mire se kudo gjendet ne vepren e nje shkrimtari - citojme Kadarene.
Fundviti i lsquo89-s dhe fillimi i 90-s shpesh jane pershkruar si vitet me te ashpra qe lidhen me ankthin e udheheqjes komuniste te atyre qe donin te ruanin ende pushtetin qe edhe ne rast humbjeje sipas shpjegimit te Kadarese ajo do te perpiqej si te mbulonte krimet meraku i fundit i cdo diktature. Regjimi perpiqej te siguronte njefare vazhdimesie te terthorte te vetvetes nepermjet njerezve te vet qe me maska ne fytyre do te shpejtonin te zinin radhet e para te shoqatave partive kultures biznesit e mediave.
I referohemi Kadarese si nje nga njerezit qe ka njohur me mire mekanizmin e ngritjes se diktatures si dhe koordinatat qe krijuan njerezit e kultures nga sherbimi qe i bene komunizmit. Nga nje shkrim botuar pak kohe me pare ne media pikerisht per kete ceshtje e sidomos per raportet Pipa - Camaj Kadare thekson Pjese e ketij programi ishte percarja e intelektualeve nje mjeshteri qe komunizmi e njihte ne menyre te persosur. Dhe pjese e kesaj ishte nje tjeter percarje ajo midis intelektualeve qe jetonin brenda vendit me intelektualet e tjere shkrimtare publiciste historiane te diaspores se gjere shqiptare. Bashkimit te ketyre dy forcave i trembej me se shumti regjimi komunist. Ndaj ne panik e siper gjeti kohe te niste jashte shtetit emisare te vecante me misione te vecanta. A jane ekzistente sot keta emisare te vecante Si gjithmone Kadare lexohet nen rreshta per ta zbuluar te erreten e diktatures jo ndoshta emer per emer por per te kuptuar pse u krijuan aq rrethana te mistershme per jeten e Martin Camajt.
Camaj sa kohe ishte ne mergate politike nuk e ka ndalur kontributin ashtu sic na pohon edhe zonja Camaj se ai per 48 vjet ka folur duke e ditur se komunistet ne Shqiperi e kishin shpallur armik.
Se eshte helmuar Camaj ndoshta nuk do te thuhet asnjehere ndonese Kadare e thote se rasti e ka sjelle qe nepermjet deshmitareve te besueshem e sidomos nepermjet kontakteve me Martin Camajn njerin te drejtperdrejte e dy te tjere nepermjet ndermjetesve te krijoje nje ide se si vepronte makina e njohur e intoksit komunist nje nga me te pabesat qe ka njohur njerezimi. Arkivi me i sigurt per te kuptuar kete mekanizem do te ishin leterkembimet qe mbahen ende te fshehura nga e veja e Camajt. Ata njerez qe e kane pare me syte e tyre kete arkiv nuk guxojne te flasin por e veshin serish me mister se eshte mjaft heret per tu botuar letrat ose mund te botohen pasi te jene hequr mjaft emra qe Camaj mund ti kete denoncuar. Ne dy leterkembimet qe na i ve ne dispozicion studiuesi Bashkim Kucuku nder te paret qe ka pare arkivin e Camajt kuptohet egersia dhe ndergjegjja e ashper qe ka shkrimtari per diktaturen nga mund te besojme pse kane pasur arsye ta zhdukin ne menyre misterioze. Krimet komuniste jane ende te pazbuluara dhe Camaj eshte rekruti me fatkeq i tyre
Erika Camaj nuk ka takuar asnje person nga Shqiperia komuniste
Kjo eshte konferenca e pare e ketij lloji qe behet per Martin Camajn. Si do ta vleresonit
Mbaj mend qe ne Shkoder jane organizuar dy-tri konferenca por ne Tirane kjo po behet per here te pare. Po te ishte Camaj gjalle besoj se ai do te gezohej shume sepse gjithe jeten donte te ishte afer lexuesit shqiptar.
Cfare kujtoni nga Martin Camajn si bashkeshort
Jane shume gjera qe kujtoj sigurisht ka edhe shume gjera per te thene. Por jane shume personale dhe nuk mund te thuhen me nje fjali me pak fjale.
Cfare mund te na thoni per Shqiperine ju riktheheni shpesh
Eumlshte vendi i bashkeshortit tim te cilin e donte shume dhe gjithashtu eshte dhe vendi im.
Mund te na pershkruani ditet e fundit te jetes se Martin Camajt
Ai ishte shume i semure. Eumlshte nje pyetje shume personale qe nuk do te doja ti pergjigjesha.
Si e shpjegoni qe botime te Camajt jane ende te panjohura ne Shqiperi
Jo shume shpejt do te botohet vepra e Camajt nga shtepia botuese Onufri ndoshta ne tetor nuk jam e sigurt. Jane dhjete vellime perfshire e gjithe vepra e Camajt. Mendoj se ky eshte nje fillim i mbare.
Ju keni te drejten e autorit per te gjithe librat e trasheguar nga Martin Camaj
Po eshte e vertete une kam te gjitha te drejtat per botimin e vepres letrare te Camajt. Qekur ai u nda nga jeta une jam e vetmja qe kam te drejten e autorit.
Kemi nje pyetje delikate per ju zonja Camaj. Ketu ne Shqiperi qarkullon prej vitesh nder qarqet intelektuale mendimi se Martin Camaj eshte helmuar nga emisare komuniste te mberritur ne Gjermani nga Shqiperia Cmund te na thoni per kete
E kane helmuar Jo jo. Ai per 48 vjet ka folur dhe ne kohen qe ka jetuar ne Gjermani ishte shume i gjalle.
Cilet ishin miqte e Martin Camajt
Ishin ne rrethet universitare ku punonte.
Po nga Shqiperia me cilet mbante kontakte apo leterkembim
Me asnje person. Komunistet atehere kane thene se ishte armiku i Shqiperise.
Ardian Klosi dha nje mesazh me zerin e Martin Camajt qe u takonte diteve te fundit te jetes. Si eshte bere ky regjistrim
Kete mesazh e kam regjistruar une. Ka qene shume e veshtire.