Belen Rodriguez, skandali, video porno me Koronën dhe një çift tjetër
Kujt nuk do t’i interesonte diçka rreth Belen Rodriguez dhe Fabricio Koronës? Fansave, atyre që i urrejnë, gazetarëve të thashethemeve, atyre të kronikës, kuriozëve. Detajet për një ngjarje me drita të kuqe, janë të gjitha: ekziston një video porno, është Belen, është një mashkull tjetër, është Korona, madje pjesë e kësaj ngjarjeje është edhe një femër e panjohur. Blogu i lajmeve të Selvaggia Lucarellit flet për një filmim të nxehtë mes saj, Fabricios, një mashkulli tjetër si dhe një femre. Në ditët në vijim pritet të dalin fotografitë dhe me sa duket, autori i kësaj videoje është një djalë argjentinas, i cili kërkon 500 mijë euro nga top modelja, që të mos ia shesë materialin medieve. Siç bëhet e ditur, kjo ngjarje ka ndodhur në një ambient privat dhe për këtë arsye nuk shihen qartë personazhet. Djali argjentinas shprehet se gjithçka ka ndodhur 8 muaj më parë, kur Rodriguez ishte e fejuar me Koronën. Fabricio vihet në dijeni të filmimit, shkon të takojë personat që e kishin dhe më pas shpërthen një grindje. Asnjë gjë nuk mundet të bëjë për të siguruar videon dhe ne nuk na mbetet veçse të presim se çdo të ndodhë.
Penelop Kruz shpallet femra më e bukur në botë
Penelop Kruz ka mposhtur Klaudia Shiferin dhe Kristin Skot Tomasin, për t’u shpallur femra më e bukur në botë, sipas një liste të përpiluar nga ekspertja e modës Selli Alen, së cilës iu desh një vit për të përpiluar listën. Në krye të kësaj liste qëndron aktorja 36-vjeçare, e cila kohët e fundit është angazhuar në filma tepër të suksesshëm. Dhjetë femrat më të bukura në botë, sipas Selli Alen janë: 1. Penelop Kruz, 2. Klaudia Shifer, 3. Kristin Skot Tomas, 4.Kuin Rania of Jordan, 5. Kethrin Deneuve, 6. Dame Helen Mirren, 7. Sharliz Theron, 8. Keit Bekinseil, 9. Natasha MekElhone, 10. Sofia Loren.
11 Maj 2010