E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beleri në Gjykatën e Lartë/ Kërkesa për lirim nga burgu do të shqyrtohet më 25 korrik

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri kërkon të shterojë të gjitha shkallët e drejtësisë për zbutjen e masës së “arrestit me burg” të caktuar për të.  Kërkesa e depozituar nga avokatët mbrojtës në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet të martën e 25 korrikut.

Shorti është hedhur kur Belerit i është refuzuar në gjykatat e mëposhtme për të pestën herë kërkesa e tij për tu liruar.

Prej 12 majit ai po mbahet në qeli pasi prokuroria po e heton për akuzën e shitblerjes së votës.

Masa e arrestit në burg po e pamundëson Belerin të kryejë ceremoninë e betimit dhe marrjen zyrtarisht të  detyrës së kryebashkiakut të Himarës.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›