Ministri Peleshi thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve shqiptarë që të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.
“Jeni gati të bëheni pjesë e Akademisë prestigjoze të Forcave të Armatosura? Faza e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor po afron. Plotësoni formularin A2 në portalin UAlbania https://aplikimi.ualbania.al/login dhe bëhuni pjesë e 60 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan zoti Peleshi në rrjetet sociale.
Këtë vit do të jenë 60 kuota për programet e studimit, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes, Shkenca komunikimi në Fushën e Mbrojtjes dhe TIK në Fushën e Mbrojtjes.
Peleshi fton të interesuarit të skanojnë QRCode, të plotësojnë formularin A2 në periudhën 29 korrik deri më 3 gusht dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
/ rtsh.al /