Belgjika: Do heqim vizat, mbeshtesim zgjerimin e BE Rozeta Rapushi
Belgjika, vendi qe do te marre Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian ne 1 korrik, mbeshtet liberalizimin e vizave edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen si dhe zgjerimin e BE-se. Kryeministri belg, Yves Leterme, i cili do te kryesoje edhe presidencen belge kane pergatitur te gjithe programin e gjashte muajve te ardhshem, duke perfshire edhe dosjen e Ballkanit, per te cilen kjo presidence pritet te luaje nje rol kyc. “Po ne do te heqim vizat per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, nese kushtet jane permbushur, ne jemi partizane te heqjes se vizave. Mendoj, se eshte nje moment historik qe te afrojme vendet e Ballkanit dhe te bejme te mundur anetaresimin e tyre ne Bashkimin Evropian, por sigurisht kur keto vende te jene gati”, tha Leterme. Sipas tij, Presidenca belge, do te marre pergjegjesine e saj ne shtator, mbi bazen e propozimit te Komisionit Evropian, per liberalizimin e vizave. Po keshtu, ai shprehu edhe mbeshtetjen pro zgjerimit te Bashkimit Evropian. “Ne jemi ne favor te zgjerimit, por eshte nje proces, ku vendet kandidate duhet ta meritojne statusin e vendit kandidat. Dhenia e statusit te kandidatit apo hapja e negociatave te anetaresimit do te behet mbi bazen e kritereve objektive”, theksoi Leterme. Ai shpjegoi se Belgjika, merr presidencen e Bashkimit Evropian, vetem pas dy javesh, me 1 korrik dhe ky vend eshte i pergatitur per kete. Javen e ardhshme, Leterme pohoi se do te zhvillohen takime me grupet politike te Parlamentit Evropian per te diskutuar mbi programin. “Pavaresisht nga evenimentet politike post-zgjedhore ne Belgjike qe vazhdojne aktualisht per formimin e nje qeverie te re belge, mendoj, se eshte shume e rendesishme, qe Belgjika te ndjeke rrugen e duhur dhe qe te menaxhoje sic duhet presidencen rrotulluese te BE-se. Duhet te bashkojme forcat, qe Belgjika te arrije nje presidence te suksesshme”, u shpreh ai. Pas zgjedhjeve te parakohshme ne Belgjike, vendi eshte perfshire nga valet e krijimit te nje qeverie te re. Sipas eksperiences, formimi i nje qeverie ne Belgjike mund te marre disa muaj. Deri atehere, eshte kryeministri Yves Leterme, qe do kryesoje Presidencen belge dhe ministrat e tij kane pergatitur te gjithe programin e gjashte muajve te ardhshem, duke perfshire edhe dosjen e Ballkanit. Leterme shprehu mbeshtetjen e tij pro vendimeve te rendesishme te cilat pret vendi yne, sic jane procesi i liberalizimit te vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Procesi i liberalizimit te vizave pritet te perfundoje ne vjeshte te ketij viti, me celjen e sesionit te Parlamentit Evropian.
Mbeshtetja
Belgjika mbeshtet liberalizimin e vizave per Shqiperine si dhe marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ky vend, merr Presidencen e radhes se BE-se me 1 korrik.