Berisha e Topalli, takim me James Berishen, pilotin kosovar
Kryeministri Sali Berisha priti dje, pilotin e njohur kosovar, me banim ne SHBA, me fame nderkombetare, James Berisha, i cili ne kuader te misionit te tij “Te fluturosh per Kosoven” prej me shume se nje vit pershkon me avionin dhe ekuipazhin e tij kontinente te tera per te promovuar pavaresine e Kosoves. Kreu i qeverise e pergezoi ate dhe ekipin e tij, per misionin fisnik te sensibilizimit te opinionit boteror per njohjen e pavaresise se Kosoves permes fluturimit me avionin e tij. “Misioni juaj ka pasur nje jehone boterore dhe eshte nje tregues i shpirtit te pamposhtur te shqiptareve, te cilet pas shume vitesh perpjekjesh kane kristalizuar genin e mbijeteses”, tha Berisha. Nje takim te tille me James Berishen realizoi dhe kryetarja e Kuvendit, Topalli.