E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Kriza, ka mundesi zgjidhjeje

Nuk rreshtin akuzat e socialisteve ne drejtim te mazhorances qeverisese dhe konkretisht kryeministrit Berisha, te cilin e etiketojne si personin pergjegjes per deshtimin e negociatave dhe gjetjes se zgjidhjes per ngercin politik. Pavaresisht se shprehen se ekzistojne ende mundesite per arritjen e nje kompromis mes paleve qe do te tejkalonte situaten dhe do te qetesonte klimen e acaruar politike. Keshtu, Partia Socialiste nepermjet deputetes Arta Dade ka rikonfirmuar dje se hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve jane kerkesa legjitime, te bazuara ne Kushtetute, qe e nxjerrin Shqiperine nga zgjedhjet qe nuk plotesojne standardet, ndersa garantojne qe zgjedhjet e ardhshme te jene konform tyre. Sipas sekretares se marredhenieve nderkombetare ne PS, i vetmi pergjegjes qe po zvarrit procesin e liberalizimit te vizave eshte kryeministri Berisha. Ndersa theksoi se perpjekjet e nderkombetareve per te kontribuar ne zgjidhjen e krizes u perballen me kokefortesine e maxhorances qeverisese. "Tashme te gjithe shqiptaret dhe faktori nderkombetar e kane plotesisht te qarte se Sali Berisha ka frike nga transparenca e zgjedhjeve, gje qe e ben ate te zvarrise edhe vete procesin e liberalizimit te vizave", tha ajo, duke shtuar se PS dhe opozita e bashkuar do te vazhdojne betejen per kauzen e transparences. Njeheresh Dade ka shprehur keqardhjen qe perpjekjet e nderkombetareve per te kontribuar ne zgjidhjen e krizes u perballen me kokefortesine e maxhorances qeverisese. “Te gjitha pasojat negative qe kjo krize po i sjell proceseve integruese te Shqiperise dhe shqiptareve kane vetem nje pergjegjes: Sali Berishen”, ka qene deklarata e Dades, dje para medieve. Sipas saj, “kane ekzistuar te gjitha mundesite qe kriza te zgjidhej, dhe keto mundesi jane ende, duke respektuar Kushtetuten dhe transparencen, por pengesa e vetme eshte Sali Berisha”. Nderkohe qe Dade eshte shprehur e vendosur se Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar do te vazhdojne betejen per kauzen e transparences. “Rikonfirmojme bindjen tone se hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve jane jo vetem kerkesa legjitime, te bazuara ne Kushtetute dhe frymen evropiane, por jane e vetmja menyre per ta nxjerre Shqiperine nga spiralja e zgjedhjeve qe nuk plotesojne standardet dhe per te garantuar qe zgjedhjet e ardhshme te jene konform ketyre standardeve, nderkombetarisht te pranuara”, ka qene deklarata e djeshme e sekretares se marredhenieve nderkombetare ne PS, Arta dade para medieve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›