E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika Kujdes me azilkerkuesit rritja e kerkesave mund te ndikoje tek liberlizimi i vizave

15 dhejtori i vitit 2010 shenoi nje dite te shumepritur per shqiptaret. Fale liberalizimit te vizave nuk presin me mbrapa dyerve te amabsadave per te marre nje vize por vetem me pasaporten biometirke disa para siguracion shendetesor dhe bilete shqiptaret mund te udhetojne ne cdo vend te zones Shengen. Numri i shqiptareve qe kaluan kufrin u rrit ndjeshem ne muajt e pare te levizjes se lire por te gjithe ktheheshin duke respektuar rregullat e percaktuara nga institucionet europiane por tashme situata ka ndryshuar.

Ne fillim te viti 2010 patem problem azilkerkuesit nga Maqedonia dhe Serbia. Ata tashme jane nen kontroll por jo shqiptaret. Ne muajt e pare ishin shume te qete dhe respektonin rregullat. Situata filloi te behej shqetesuese ne muajin gusht i ben te ditur Deutsche Welle-s nje zyrtar prane Ministrise Federale te Brendshme te Mbreterise se Belgjikes.

Po sipas ketij zyrtari ne muajin gusht ishin 50 azilkerkues ndersa nje muaj me pare ne korrik kishin qene 28 azil kerkues nga Shqiperia. Ne muajin shtator numri i tyre shkoi ne 84 ndersa kulmi u arrit ne muajin tetor ku deri ne daten 27 tetor jane regjistruar 327 azilkerkues. 50 perqind e tyre jane nga zona e Shkodres ndersa pjesa tjeter nga zona te tjera te Shqiperise.

200 vete jane kthyer gjithsej nga Belgjika ne 2011-en

Paraditen e se premtes 28.10.2011 ne aeroportin Nene Tereza ne Tirane nje avion charter i qeverise blege ktheu 9 azilkerkues nderkohe qe gjate gjithe vitit 2011 jane kthyer me detyrim 200 syresh ndersa pjesa tjeter jane larguar nga ky vend vullnetarisht pas marrjes se pergjigjes negative. 80 e tyre kerkojne azil me arsyen e gjakmarrjes ndersa pjesa tjeter per arsye ekonomike.

Tashme me procedurat e reja pergjigja merret shume shpejt brenda nje ose dy javeve nga dita e aplikimit. Me te marre pergjigjen negative azilkerkuesit duhet te lene menjehere vendin dhe nese nuk e bejne do te largohen me froce nga autoritet belge. Sipas zyrtarit te belg shumica marrin pergjigje negative sepse eshte e pamundur te pranohen te gjithe. Nderkohe qe nese azilkerkuesit apelojne pergjigjen negative procedurat zgjasin nga 6 deri ne 8 jave.

Kur vijne per te kerkuar azil ata mendojne se ne do ti mbajme neper qendra strehimi por jo. E kane gabim. Ne nuk mund te ofrojme mbrojtje per te gjithe. Pjesa me e madhe e tyre mbeten ne rruge. Por ne po mundohemi qe te shpejtojme akoma me shume procedurat ben te ditur per Deutsche Welle-n zyrtari Ministrine Federale te Brendshme te Mbreterise se Belgjikes.

Per te ndaluar numrin ne rritje te azilkerkuesve shqiptare me 18 tetor qendroi ne Shqiperi Drejtori i Pergjithshem per eshtjet e Emigracionit dhe Azilimit ne Ministrine Federale te Brendshme te Mbreterise se Belgjikes Freddy Rosemont i cili zhvilloi nje takim me Drejtorin e Pergjithshem te Policise Hysni Burgaj dhe vizitoi Shkodren.

Autor Amarildo Topi

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›