Gjykata Administrative, Rama: Ekspertiza ndërkombëtare të jetë prezente
TIRANË- Partia Socialiste vijoi sot pasdite tryezën e radhës me grupet e interesit për projektligjin e ngritjes së Gjykatës Administrative.
Kreu i opozitës Edi Rama kërkoi që projektligji të jetë një produkt i të gjitha palëve të interesuara, si mënyrë për të hartuar një ligj të mirë që të mund të shmangë korrupsionin. Rama gjithashtu kërkoi që komuniteti i biznesit dhe ekspertiza ndërkombëtare të jenë prezent deri në momentin final të miratimit të ligjit.
“Duke dashur të nënvizoj se sa shumë e rëndësishme është që të gjthë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile apo ekspertiza ndërkombëtare të jetë deri në fund dhe të mos pajtohet lehtësisht me aspekte të tij që mund të ketë mangësi, të cilat nesër mund të përbëjnë problem. Është relativisht e lehtë të ndërtojmë gjykatë të re, por nuk është e lehtë të thuhet se duke ndërtuar atë nuk kemi ndërtuar një degë të re korrupsioni”,- deklaroi Rama në fjalën e tij të shkurtër në fund të dëgjesës.
Ngritja e Gjykatës Administrative synon të zgjidhë kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore. Ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është dhe një nga kushtet, që vendi duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE.
(el.me/BalkanWeb)