Belgjika do të riatdhesojë emigrantët serb dhe maqedonas
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet belge si dhe nga ambasadorja e Belgjikës në Beograd, Denise de Hauwere, e cila ka theksuar se emigrantët do të riatdhesohen në autobusë të shoqëruar nga funksionarë dhe përkthyes të shërbimit të emigracionit belg.
Sipas saj, shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga autoritetet belge. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, nga fillimi i vitit numri i serbëve që kanë kërkuar azil në Belgjikë ka qenë shume më i lartë se numri i regjistruar në të gjithë vitin 2009.
Qindra mijëra qytetarë serbë, malazezë dhe maqedonas, kryesisht shqiptar janë dyndur nëpër Evropës, kryesisht në Zvicër dhe Belgjikë, duke kërkuar azil. Kërkesa e tyre është anuluar, gjer më tani nga Belgjika, e cila do të nisë edhe rikthimin e tyre.