E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika lejon bartjen e shamisë edhe në administratë

Në disa qytete belge ekzistojnë ndalesa të tilla. para dy viteve, Belgjika ndaloi bartjen publike të vellove që mbulojnë fytyrën e femrave.

Qyteti belg Ghent ka shpallur të pavlefshëm ndalimin e bartjes së shamive nga ana e shërbyeseve shtetërore.

Shumica në kuvendin e qytetit, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Partia e Gjelbër, ka pezulluar vendimin e marrë në vitin 2007, i cili asokohe ishte sjellë nga partitë në pushtet, të cilat i përkisnin qendër së djathtë, shkruan portalb.

Në disa qytete belge ekzistojnë ndalesa të tilla. para dy viteve, Belgjika ndaloi bartjen publike të vellove që mbulojnë fytyrën e femrave.

Franca fqinje ndërkaq, që njihet si vendi me popullatën më të madhe myslimane në Europë, e sanksionon bartjen e shamive, duke nënvizuar se simbolet fetare nuk kanë vend nëpër shkollat franceze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›