Ronaldinho e mbyll karrierën në Flamengo

Kontrata e re po vonon të arrijë, por Ronaldinho e ka ndërmend ta mbyll karrierën në Flamengo. Muajin e kaluar flitej se mesfushori brazilian do të rikthehej në Evropë, për t’iu bashkuar klubit grek, Panathinaikos, por planet e përfaqësuesit brazilian janë ndryshe.
“Objektiv imi është që ta dërgoj Flamengon në kompeticione të rëndësishme. Për mua, ishte një vit i mrekullueshëm. E kemi fituar ‘Cariocan’, jam rikthyer në përfaqësuese dhe i kam sjell gëzime tifozerisë së Flamengos. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, deklaroi ish futbollisti i Paris Saint Germain, Barcelonës dhe Milanit.
“Sa më përket mua, dëshiroj ta përfundoj kontratën këtu. Janë disa çështje të vogla burokratike dhe kontrata do të vazhdohet, sigurisht”, përfundoi Ronaldinho.