Mbi 300 të arrestuar pas protestave në Moskë
Mbi 300 persona janë arrestuar në Moskë, pasi mijëra vetë protestuan kundër zgjedhjeve parlamentare të së dielës, që ishin përshkruar me akuza për vjedhje të votave.
Mediat ruse raportojnë se policia i ka ndalur protestuesit në marshin e tyre kah Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Afro 100 të tjerë janë arrestuar në protestën e ngjashme në qytetin Shën Petersburg.
Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar me më pak se 50 për qind të votave, që në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2007, paraqet rënie.
Vëzhguesit thonë se zgjedhjet ishin përshkruar me anim ndaj partisë në qeveri, Rusia e Bashkuar.
Shtëpia e Bardhë ka shprehur “shqetësime serioze” për rrjedhën e votimeve në Rusi.