Berisha thirrje opozitës: Urdhëroni të bashkëpunojmë
“Vendimi për të mos votuar asnjë ligj të këtij parlamenti, ju nxjerr juve de fakto jashtë misionit për të cilin jeni votuar. Ju keni marrë një votëbesim për të bërë ligje në të mirën e qytetarëve. Un ju garantoj ju se nuk dua kurrë të përfitoj nga një vendim i tillë. Ne e kemi lënë pas sistemin që udhëhiqej nga kulti i armikut. Thirrja ime shume e sinqertë ndaj jush është: urdhëroni të bashkëpunojmë”, theksoi zoti Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se do donte te fliste vetëm për veprën e atyre qindra dhe mijëra të rinjve të cilët, 20 vjet më parë me 2 korrik, u vërsulën në ambasadat e vendeve të huaja në Shqipëri dhe ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve për Shqipërinë.
“Do te kishte qene ndoshta krejt tjetër ecuria e këtij vendi. Këta djem dhe vajza përfaqësojnë më shume se çdo gjë tjetër vuajtjet e këtij populli. Ata u ngritën në një kohë kur më të shumtit mendonin që Shqipëria do vazhdonte të mbetej Kuba e Adriatikut”, deklaroi kryeministri shqiptar.
“Ndaj le te shprehim te gjithë se bashku mirënjohjen me te thelle për veprën e tyre. Le të ngremë një përmendore në nderim të atyre qindra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që u vërsulen mbi ambasada, si akt madhor i nderimit të tyre në këtë 20 vjetor i cili e gjen Shqipërinë krejt tjetër, anëtare e NATO-s dhe në rrugën e integrimit të bashkimit Evropian”, shtoi kryeministri Berisha.