E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika, në garë për ekstradimin e killerit shqiptar

 

Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi tashmë kërkohet të ekstradohet edhe nga Belgjika. Përveç Italisë që e kërkon për trafik droge dhe tentativë vrasje, si dhe drejtësisë shqiptare, e cila ka ngritur mbi akuzat e vrasjes me pagesë dhe arratisjes nga burgu është dhe drejtësia belge e cila ka dyshime se Rexhepi është i përfshirë në trafiqe të paligjshme dhe kërkon ekstradimin e tij. Kështu Dritan Rexhepi do të ekstradohet në vendin që do të dorëzojë më parë kërkesën pranë autoriteteve të drejtësisë holandeze. Shqiptari i superkërkuar për vrasje me pagesë trafik droge u arrestua në Hollandë për llogari të antimafias së Fierences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›