Rama : 'Ftesa për në NATO sukses vetëm i popullit'
Kryetari i PS Edi Rama ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e ka quajtur atë sukses të qytetarëve shqiptarë. Më në fund ka thënë ai shqiptarët do të bëjnë realitet një ëndërr e vjetër për të cilën sakrifikuan aq shumë për vite me radhë. Ai e ka quajtur ditën e sotme një ditë të veçantë. Ekzaktësisht : Një ditë e re që e bashkon Shqipërinë me vendet e frontit të madh. " Është një ditë kur duhet të përulemi para veteranëve të luftës, para të gjithë shqiptarëve që luftuan duke menduar për një vend të lirë.Kjo dite hap për Shqipërinë kapitullin e shumë ëndërruar, për një vend demokratik. Ndaj sot është dita kur duhet të përulemi me repekt para viktimave të totalitarizmit komunist."- u shpreh Rama gjatë konferencës për mediat. Është dita,-shtoi ai, për të kujtuar shqiptarët që kërkuan lëvizjen e vendit tonë drejt vendeve të Europës. Veç të tjerash kreu i PS u shpreh krenar për partinë socialiste dhe kontributin që ajo dha për marrjen e ftesës nga Aleanca. Kontributi ynë me pjesëmarrjen në poroçesin e anëtarësimit në NATO është shprehje e vetëdijes tonë se ftesa është vetëm dhe vetëm sukses i qytetarëve shqiptarë. Tashmë , -tha ai barra dhe përgjegjësia e re e politikës shqiptare qëdron në faktin se duhet të mendojmë për sfidat e jashtzakonshme që na presin në mënyrë që anëtarësimi përfundimtar të mos vonojë as edhe një ditë më shumë.