E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO-s, përpjekje për ti dhënë ftesën edhe Maqedonisë

Maqedonia ka qenë e vetmja që nuk mori dje ftesën për anëtarësim në NATO. Sot zyrtarët e lartë të këtij vendi, presidenti Branko Cervenkovski, kryeministri Nikola Gruevski dhe funksionarët e tjerë kishin dhënë një sinjalizim për braktisjen e samitit. Mësohet se para gjysmë ore vendet e A3 kanë bërë një takim ku është këmbëngulur që pala Maqedonase të mos braktisë samitin pasi orët në vijim mund të paraqesin ndonjë surprizë për ta. Zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim që Maqedonia do të braktisë sallën.

Maqedonia dje nuk mori ftesën për shkak të vetos së Greqisë, pas problemeve për emrin. Ndërkohë ftesa u dha për Shqipërinë dhe Kroacinë, dhe sot për këto dy vende pritet të bëhet një ceremoni eveçantë.

Topi dhe Berisha, ministrat Basha dhe Oketa kanë hyrë në sallën e posaçme ku po presin edhe ceremoninë zyrtare të marrjes së ftesës.

Samiti i NATO-s është sot në ditën e dytë dhe duhej të fillonte punimet para 30 minutash, por për shkak të disa aktiviteteve paralele ky takim ende nuk ka filluar. /O.Zh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›