E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin bisedimet për shënimin e kufirit Kosovë-Maqedoni

  PRISHTINË, Kosovë - Komitetet teknike nga Kosova dhe Maqedonia u takuan në Prishtinë të martën (1 prill) për të nisur negociatat që kanë për qëllim zgjidhjen e çështjes së shënimit të kufijve. Takimi i parë u mbajt me dyer të mbyllura nën ndërmjetësinë e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë. Mosmarrëveshja mbulon një zonë 2,500 hektarë. Sipas një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Shkupit në 2001, toka i përket Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›