OKB-ja ndihma humanitare ne Siri
Një vjetori i nisjes së protestave në Siri është shënuar me një seri shpërthimsh. Pamjet tregojnë bombardime të mëdha të qyteteve Hama, Homs dhe Idlib. Si pasojë me mijëra persona po mundohen të largohen nga vendi. Pavarësisht se qeveria ka vënë bomba nëpër vijat kufitare, më shumë se një mijë persona kanë kaluar në Turqi vetëm në 24 orët e fundit. Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se do të dërgojnë një mission humanitar në Siri gjatë kësaj fundjave për të vlerësuar situatën në vend. Ekipi do të jetë pjesë e delegacionit të udhëhequr nga qeveria siriane, i cili gjithashtu do të përfshijë një staf prej Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Grupi pritet të vizitojë qytetet kryesore të opozitës përfshirë Homsin, Hama dhe Deraa qytete, të cilat kanë qenë pre e sulmeve qeveritare. Njoftimi erdhi në përvjetorin e parë të kryengritjes kundër regjimit sirian, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 8,000 jetë njerëzish. Njoftimi i OKB-së erdhi pasi një koalicion prej 200 organizatash të ndihmave dhe grupeve së të Drejtave të Njeriut i bënë thirrje Rusisë dhe Kinës për të mbështetur përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund dhunës në Siri.