Fushata per presidencialet Obama ne dokumentar 17 minutesh
Dokumentari 17 minutësh i fushatës presidenciale të Barak Obamës, prezantuar nga aktori i njohur Tom Hanks pikturon një portret pozitiv të mandatit të tij të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. "Rruga që ne kemi udhëtuar" përmban intervista me ish-presidentin Bill Clinton, zonjën e parë Michelle Obama, zëvendëspresidentin Joe Biden si dhe autoritetet të larta të Shteteve të Bashkuara. Tema thelbësore e dokumetarit është se presidenti Obama ka trashëguar një nga krizat më të rënda financiare në histori, por ndërmori vendime të vështira për ta bërë Amerikën më të fortë. "Si President, vendimet e vështira, që ai do të bëj jo vetëm që do të përcaktojë rrjedhën e kombit, por zbulojnë karakterin e njeriut," thotë Hanks.
Në dokumentar, të intervistuarit kujtojnë arritjet e presidentit Obama si reforma e kujdesit shëndetësor dhe ekzekutimin e liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden.
"Ai mori rrugën e vështirë dhe më të rëndësishëm", thotë Klinton duke diskutuar operacionin e SHBA kundër liderit terrorist.
“Nëse ai do të kishte dështuar, presidenca e tij do të kishte marrë fund” thotë zv/presidenti, Joe Biden.Dokumetari është bërë menjëherë shënjestër për kandidatët republikanë në garën presidenciale të Sheteve të Bashkuara . Mitt Romney e ka cilësuar, si jo real dhe se tregon vetëm arritjet dhe jo dështimet.
Tom Hanks në fund të dokumentarit kujton amerikanët sa larg kanë arritur dhe se duhet të shohin përpara për punën që duhet të bëhet.