France Holande fokusohet tek ekonomia

E ndërsa sa vijnë dhe afrohen zgjedhjet presidenciale në Francë, duket se veç kryesimit në sondazhe, kandidati socialist për president, François Hollande është shprehur se do të punojë për rritjen e ekonomisë e po ashtu edhe do të ulë defiçitin buxhetor. Gjatë një interviste në televizionin francez, Hollande tha se prioritet i tij do të jetë sigurimi i rritjes ekonomike e jo kursimet. Sfidanti kryesor i Presidentit, Nicolas Sarkozy ka rishikuar kritikat e tij ndaj paktit fiskal të BE-së, duke thënë se duhet të përfshijë edhe rritjen e krijimin e vendeve të reja të punës.
"Unë nuk do të sakrifikoj kurrë interesat e vendit tim. Dhe nëse Europa nuk është në gjendje të marrë vendime, unë nuk do të ratifikoj, as nuk do të kërkoj ratifikim të paktit fiskal",-tha Holande .
Socialisti kryeson në sondazhe ndaj presidentit aktual Nikolas Sarkozi. Nëse zgjedhjet në France do të mbaheshin tani, atëherë Holande do të fitonte lehtësisht ndaj Sarkozy , i cili gjithnjë e më shume po mundohet të fitojë pikë.