Rriten tensionet mes Britanise dhe Argjentines

Vijon tensioni midis Britanisë së Madhe dhe Argjentinës. Britania e Madhe i është përgjigjur ashpër kërcënimeve të Argjentinës për ngritjen e një padie kundër eksplorimeve për rezerva nafte pranë ishujve Falklands, duke e cilësuar si një “kanosje të paligjshme”. Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Hektor Timmerman, kërcënoi për nisjen e një procesi ligjor kundër të gjitha firmave që nisnin shpimet në ishujt britanikë të ndodhur vetëm disa dhjetëra kilometra nga bregdeti argjentinas.
Sipas tij, kërkimet në ujëra të diskutuara bien ndesh me parimin e sovranitetit. Megjithatë, Londra zyrtare u përgjigj ashpër ditën e premte, duke theksuar sa ka të gjithë të drejtën të vazhdojë përpara me eksplorimet, në bazë të ligjeve për sovranitetin. ”Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ishujt Falklands, pjesë e pandashme e Mbretërisë së Bashkuar. “Banorët e Falklands nuk mund të bëhen më të qartë në dëshirën e tyre për të qënë pjesë e territoreve britanike të përtej detit”, deklaroi kryeministri i Britanisë, David Cameron. Ndërkohë, në një deklaratë te publikuar nga Ministria e Jashtme, shprehej keqardhja se “përpjekja e fundit për të dëmtuar interesat ekonomikë të banorëve të Falklands është shndërruar në një politikë zyrtare të qeverisë argjentinase”. Gjatë vitit 2012, përshkallëzimi i tensioneve për ishujt Falkland ka hyrë në një spirale të rrezikshme pasi disa vende të Amerikës së Jugut përkrahën nismën argjentinase për të bllokuar të gjitha mjetet lundruese me flamurin e Falkland që të ankoroheshin në portet latine.Kësaj nisme, Britania iu përgjigj me militarizimin e ishullit. Buenos Aires dërgoi si rrjedhojë në OKB një ankesë zyrtare më parë gjatë shkurtit, ndërsa shpalli bojkot edhe ndaj anijeve me flamur britanik.