E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, 25 vendet e Eurozonës "Ok" paktit të disiplinës buxhetore

BRUKSEL- Njëzet e pesë vendet e Bashkimit Evropian nënshkruan sot në një samitit në Bruksel traktatin e ri për vendosjen e disiplinës buxhetore në Evropë për të nxjerrë mësimenga kriza e borxhit, që ka tronditur eurozonën.

Pakti parashikon kryesisht vendosjen e rregullit të artë buxhetor për ekuilibrimin e llogarive publike dhe sanksioneve automatike kundër vendeve, që tejkalojnë limitin prej tre për qind të Produktit të Brendshëm Bruto për deficitin publik vjetor.

"Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar besimin në bashkimin tonë ekonomik dhe monetar", deklaroi presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në një ceremoni nënshkrimi në samitin e Brukselit.

Traktati i ri u kërkua nga Berlini në këmbim të solidaritetit të vazhdueshëm financiar në vendet e brishta të eurozonës. U nënshkrua nga vetëm 25 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Republika Çeke nuk kanë pranuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›