E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjike, arrestohet nje shqiptar i shumekerkuar

Policia belge ka arrestuar per llogari te Interpol Tiranes nje shume te kerkuar. Behar (Rustemi) Bajri eshte ndaluar ne Gent te Belgjikes pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet policore shqiptare. Behar Bajri eshte i dyshuar per disa vrasje, mes tyre te nje polici. Nje akuze tjeter qe rendon mbi te riun eshte edhe ajo e perdhunimit. Behar Muhamet Bajri ka lindur me 22 shkurt te vitit 1980 ne Dobraç te Shkodres dhe eshte denuar me 9 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda ne Tirane per kryerjen e vepres penale te “shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise” dhe te disa veprave te tjera penale. Mbi Bajrin rendon edhe vrasja me arme zjarri e punonjesit te policise Petrit Demiri, krim per te cilin pas arrestimit te tij eshte denuar me vetem dy vjet burgim. Ai eshte arrestuar disa here nga strukturat e policise dhe per vepren penale “armembajtje pa leje”. Ky shtetas perdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov, i datelindjes 25.5.1978.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›