E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet ne Itali Arian Kane, dyshohet per prostitucion

Nje tjeter person i shpallur ne kerkim nderkombetar eshte arrestuar ne Itali. Strukturat e Interpol Romes konfirmojne se me date 14.12.2007 eshte arrestuar ne Milano shtetasi shqiptar Arian Kostandin Kane, 37 vjeç, lindur ne Fier e banues ne Tirane, person i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana pasi akuzohet per vepren penale “shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese”. Ndaj shtetasit Arian Kane Gjykata e Krimeve te Renda Tirane, me vendim te dates 27 dhjetor 2005, ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg”, pasi akuzohet se ne nentor te vitit 2001 ka trafikuar e shfrytezuar per qellime prostitucioni nje shtetase. Ne vitin 2001, shtetasi i lartpermendur eshte fejuar me shtetasen H. XH. dhe ne nentor te po ketij viti kane shkuar jashte vendit fillimisht ne Greqi dhe me pas ne Itali, ku gjate qendrimit ne Milano ai e ka shfrytezuar si prostitute te fejuaren e tij. Arrestimi i shtetasit Arian Kane ne Itali eshte bere i mundur ne saje te shkembimit te informacionit ndermjet Interpol Tiranes dhe autoriteteve policore italiane.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›