E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxhimi i trafikut Basha merr pervojen turke

Kryebashkiaku Basha pritet nga kryetaret e bashkive se Ankarase dhe Stambollit si dhe nga perfaqesues te qeverise turke

Turqia do te mbeshtese nje sere projektesh per zhvillimin e Tiranes. Kjo u be e ditur gjate vizites qe kryebashkiaku Basha zhvilloi ne kryeqytetin e Turqise Ankara dhe ne Stamboll me ftese te kryebashkiakeve te ketyre qyteteve. Ne takimin me kryebashkiakun e Ankarase Melih Gucek u diskutua per rritjen e bashkepunimit mes dy bashkive ne fushen e projekteve sociale. I shoqeruar nga z. Gucek zoti Basha vizitoi disa parqe qendra sociale te trajnimit profesional shkolla kopshte dhe cerdhe te ngritura nga Bashkia e Ankarase. Ndersa ne Stamboll Basha u prit nga kryetari i bashkise Kadir Topbash.

Takimet

Ne takimin me kryetarin e Bashkise se Ankarase Melih Gucek u diskutua per rritjen e bashkepunimit mes dy bashkive ne fushen e projekteve sociale trajnimit profesional te te rinjve ngritjen e parqeve industriale dhe ne fushen e shtimit te hapesirave publike dhe ato te gjelbra. Ndonese ekziston nje marreveshje binjakezimi mes dy qyteteve niveli i shkembimit ka mbetur vetem ne leter. Kryetari i Bashkise se Ankarase i cili e mban kete post prej 18 vitesh e ka njohur zotin Basha me nje sere projektesh te ndermarra ne kete qytet te cilat kane pasur nje impakt te jashtezakonshem tek banoret. Vemendje te vecante zoti i Basha i ka kushtuar bashkepunimit per trajnimin profesional te te rinjve duke bere te ditur se punesimi mbetet prioriteti kryesor i bashkise se Tiranes. Kryetari i Bashkise se Ankarase shprehu gatishmerine per te ndihmuar edhe ne ngritjen e qendrave sociale te cilat sipas Bashes do te ndihmojne femijet ne nevoje. Po ashtu gjate qendrimit ne Ankara z. Basha u takua me ministrin turk te Financave z. Mehmet Shimshek dhe drejtues te bankes se njohur turke Exim Bank. Basha i njohu autoritetet turke me projektet e Bashkise se Tiranes per zhvillimin e qytetit si vendosja e linjes se tramvajit apo projekte te tjera te infrastruktures dhe zhvillimit ekonomik. Basha u shpreh per nevojen e ndertimit te tramvajit pasi kjo do te ndihmoje per lehtesimin e trafikut dhe reduktimin e ndotjes. Bashkebiseduesit shprehen vleresimin e tyre per projektet e z. Basha dhe u shprehen te gatshem per te shqyrtuar mbeshtetjen e ketyre projekteve.

Stamboll

Ne Stamboll z. Basha u prit nga kryetari i bashkise Kadir Topbash. Kreu i Bashkise se Stambollit u njoh me planet e Bashkise se Tiranes per zhvillimin e qytetit dhe permiresimin e cilesise se jetes. Z. Topbash u shpreh i gatshem per te ndihmuar z. Basha ne planet e tij per zhvillimin e Tiranes. Z. Basha ka marre detyren e re si kryetar Bashkie i Tiranes. Kjo ishte nje vizite zyrtare dhe mund te them se jemi te gatshem te ndihmojme ne cdo fushe ne krye transporti publik ujesjelles-kanalizimet. Do te ofrojme asistence dhe do ndihmojme me eksperiencen tone. Jo vetem ne keto fusha por kudo ku ka nevoje do ndihmojme Bashkine e Tiranes. Do te hartojme se bashku protokolle per bashkepunimin dy palesh per ti hapur rrugen binjakezimit te dy qyteteve. Gjithashtu kryebashkiaku u takua me guvernatorin e Stambollit Hysein Avni Moglu ku u bisedua per mundesite e bashkepunimit. Z. Moglu tha se Tirana eshte qyteti me i rendesishem dhe me i bukur ne rajon. Une jam i bindur se me ju kryetar bashkie Tirana do te jete edhe qyteti me i zhvilluar i rajonit - u shpreh Moglu. Z. Basha e njohu guvernatorin me procesin e hartimit te planit urbanistik te Tiranes dhe me projektet strategjike. Guvernatori vleresoi nismen e z. Basha per hartimin e planit urbanistik pasi sipas tij mungesa e nje plani sjell deme te cilat jane shpesh te parikuperueshme ose me kosto shume te larte. Kryebashkiaku Basha vizitoi metrone e Stambollit qendren e monitorimit te saj si dhe linjen e tramvajit. Me linjen e tramvajit ne Stamboll qarkullojne cdo dite rreth 760 mije qytetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›