Belgjikë, debate mbi skemën e re të emigracionit
Ka ngjallur debate në Belgjikë një propozim i ri për emigracionin. Qeveria do të donte të aplikonte një sistem lejesh për emigrantët klandestinë. Ministri i Emigracionit, Enemie Turtelboom, propozon legalizimin e emigrantëve pa dokumente në bazë të tre faktorëve: nëse kanë kaluar katër vite pritje për një leje qëndrimi në rastet kur bëhet fjalë për familje me fëmijë në shkollë apo pesë për individë; nëse emigranti gjendet në Belgjikë që nga 31 marsi 2007 dhe dëshmon se ka një punë të qëndrueshme. E në përfundim, edhe pika më e diskutueshme, i ashtuquajturi "ankorim lokal" që parashikon aplikimin e një sistemi me pikë. "Përcaktohen pikë mbi bazën e kushteve të jetesës. Kjo është me të vërtetë fyese dhe e papranueshme", thotë një eksponent i një shoqate të të drejtave të emigrantëve. Pasja e një vendi pune, për shembull, mund të sigurojë deri në 40 pikë. Në shenjë proteste, një grup emigrantësh latino-amerikanë, pa dokumente, ka nisur edhe një grevë urie.