Pheniani do vazhdojë provat bërthamore

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 17:30
Koreja e Veriut mund të zhvillojë një provë të tretë bërthamore gjatë vitit të ardhshëm, derisa gjasat për bisedime dypalëshe me Korenë e Jugut janë të pakta.
Këto vlerësime janë bërë në studimin më të fundit të diplomacisë jug-koreane. Raporti i rregullt u publikua vetëm një ditë pas kërcënimeve të Phenianit për "luftë të shenjtë" me Seulin.
Koreja e Veriut ka zhvilluar prova bërthamore në vitet 2006 dhe 2009.