Kom. i ekonomisë shqyrton kandidaturën e Leskajt

Komisioni i Ekonomisë ka marrë sot në shqyrtim dekretin e presidentit Bamir Topi, për emërimin e Bujar Leskajt si kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shqyrtimi në mbledhjen e sotme të komisionit, vjen pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të votuar Bujar Laskajn në krye të KLSH-së.
Ndërkohë pritet që deputetët e opozitës të votojnë kundër Leskajt në krye të KLSH-së, vendim ky që u mor dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.
Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor, pas rrëzimit të Sali Shehut, dekretuar si kandidatura e parë e zgjedhur nga kreu i shtetit.