Belgjike perfundon ne barazim Anderlecht- Genk

Përplasja e kreut në Jupiler League në Belgjikë nuk ka fitues. Anderlecht dhe Genk qendrojnë në kuotë të barabartë pikësh, pasi në Bruksel mbyllet 1-1. Anderleht ka rikuperuar disavatazhin, duke marrë pikën, që për momentin i lë skuadrat me 61 pikë në krye të klasifikimit. Vizitorët kanë treguar ambiciet e tyre që në fillim, kur pas kombinimit të Vossen me izraelitin, Elianiv Barda, ka tentuar kuadratin e portës së Potros. Por i janë dashur vetëm 10 minuta Vossen të gjejë golin.
Sulmuesi i Genk ka goditur me kokë, duke mposhtur italianin Potro. Iniciativa e Anderlecht është në këmbët e sulmuesit të talentuar Romelu Lukaku. 19 vjecari është i aftë të cajë mbrojtjen e Genk, por nuk gjen shënjestrën në minutën e 28. Reagimi i Anderleht është i vrullshëm, akoma me Lukakun, që këtë herë vonohet, duke i lejuar portierit Courtois të shpëtojë portën.
Vendasit mbajnë nën presion kundërshtarin dhe rezultati nuk ndryshon vetëm falë prezantimit super të portierit të Genk. E megjithatë, në minutat shtesë vjen edhe barazimi i shumëkërkuar nga Anderleht. Mbrojtësi hungarez, Roland Juhasz, ka goditur saktë me kokë, pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Courtois. Ky rezultat i mban skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh, por Genk ruan lidershipin falë diferencës së golave.
Eno Skarço