Ibra rikthehet në Torino: S'doja fatin e Del Pieros
ROME-Largimi i tij nuk është pritur asnjëherë mirë nga tifozët e Juventusit, që sot do ta kenë armikun numër 1. Zllatan Ibrahimoviç do të rikthehet në Torino si futbollist i Milanit, me synimin që do të mbrëmje të fitojë ndaj Juventusit, skuadra që e lançoi në futbollin e madh.
Ibrahimoviç, çfarë ndeshje do të jetë Juventus-Milan?
Shumë e ndjerë, ne do të luajmë për vendin e parë, ata për zonën Champions League. Juve e Milan janë klube të mëdhenj, me një histori të madhe dhe kjo ndeshje vlen më shumë se 3 pikë.
Del Piero i mbeti besnik Juves, ndërsa ju ndryshuat skuadër. Ju vjen keq që nuk u bëtë një flamur?
Nuk do më pëlqente të isha një flamur. Është më mirë të ndryshosh sesa të qëndrosh në një skuadër për një kohë të gjatë. Duke ndryshuar mëson dhe një futbollist i madh duhet të tregojë se është vendimtar në shumë klube. Në shtëpinë tënde është e lehtë të dukesh i fortë. Gjithsesi, Milani do të jetë skuadra ime e fundit. Kur të jem 33 vjeç do të ndaloj. Nuk dua të qëndroj dhe të pështyj gjak deri në fund.
Ju zemëroheni shpesh me Paton, e bëni sepse nuk impenjohet apo?
Unë zemërohem me të gjithë, sidomos me ata që mendoj se kanë më shumë për të dhënë. Dua t'i stimuloj, ashtu siç duhet të bëjnë me mua. Mendoni se me mua nuk zemërohet askush? Te Juventusi, tek Interi, Milani, më pak te Barcelona, kam gjetur njerëz që gjithnjë më kërkojnë llogari nëse nuk luaj mirë. Këtu nuk jemi në azil, duhen rezultate. Ndoshta Pato ka frikë t'iu kërkojë llogari...
Në fakt, këtu te Milani e bëjnë, secili me karakterin e tij. Sedorf e thotë në mënyrën e tij, Gatuzo është më agresiv, por s'duhet marrë si një gjë negative. Keni thënë që Milani në dy vjet do jetë në majë...
Nënkuptova që ky është një vit konstruksioni, sepse unë dhe Robinjo kemi ardhur në verë, Van Bomel e Kasano në janar. Është e qartë se mund dhe duhet të fitojmë që këtë vit, por vitin tjetër mund të fitojmë gjithçka. Kur erdha te Milani, më thanë se mund të fitoja titullin. Në kampionat jemi të parët, por ka dhe 11 ndeshje, ndërsa në Champions është një ndeshje teke.
Sa mundësi ka të kaloni kualifikoheni në Londër?
Shumë, e rëndësishme është që të mos bëjmë gabimet e ndeshjes së parë, kur në pjesën e parë qëndruam gjithë kohën mbrapa.Pesë vjet më parë thoshit se do bëheshit numri 1, jeni më pranë apo më larg këtij objektivi?Unë ndjehem numri 1, nëse mendon se je i dyti, është fundi. Nëse nuk ke fituar kurrë "Topin e Artë" apo çmimin "Lojtari i Vitit", nuk do të thotë se nuk mund të jesh numri 1.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)