E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali, Duka e Zeqoortakë në një tjetër biznes

TIRANE- Thellohet skandali i trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar. Dokumentat e QKR-së vërtetojnë se presidenti i Federatës Armand Duka dhe presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo, janë bashkëortakë, jo në një, por në dy shoqëri aksionere. Përveç kompanisë New Century, që merret me biznesin e kafesë, ata janë ortakë me 50 % të aksioneve në shoqërinë tjetër Best Brands. Një skandal që vërteton lidhjet e ngushta mes tyre dhe që hedh hije të forta dyshimi se Skënderbeu është skuadra e favorizuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga vetë Federata. Fakti që kreu i FSHF-së është bashkëortak në dy biznese me numrin 1 të Skënderbeut, bën që çdo ndeshje e klubit korçar të jetë nën akuzë.

Skandali i lidhjeve të biznesit mes presidentit të Federatës Duka dhe atij të Skënderbeut Zeqo, u publikua ditën e enjte nga televizioni News 24. Dokumentat e QKR-së zbulojnë se Duka dhe Zeqo janë aksionerë në dy shoqëri biznesi, ç’ka përbën një konflikt të hapur interesi në futboll, duke qenë se institucioni i drejtuar nga Duka, duhet të vendosë rregullat e lojës edhe për një skuadër që drejtohet nga ortaku i tij në biznes.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›