E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, prifti mbante foto femrash të përdhunuara


Një skandal ka shokuar mbarë opinionin publik belg. Gjatë kërkimeve ndaj arqipeshkvit belg të Mechelen, hetuesit kanë sekuestruar dhe materiale fotografike që kanë të bëjnë me Mark Dutroux, pedofili që është i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi rrëmbeu dhe përdhunoi gjashtë vajza, nga të cilët vrau katër. Ky zbulim u bë para dy javësh, më 24 qershor. Ndërkohë që ditën e mërkurë, ish-kryepeshkopi i kishës belge Kardinali, Godfried Danneels, u pyet përsëri, zëdhënësi i peshkopëve thotë i habitur: "Ne nuk dimë asgjë në lidhje me këto fotografi". Brenda dosjes janë gjetur dhjetëra fotografi të vajzave të vogla Melissa dhe Julie, një zbulim, i cili i përket atij të përbindëshit të Marcinelle. Nga ana e saj, kisha belge është befasuar nga ky progres i hetimeve, duke vënë në dukje se gjatë kërkimeve askush nuk i ka përmendur këto dokumente. "Unë kam qenë marrë vetë në pyetje - shton një zëdhënës i peshkopëve, Eric de Beukelaer - dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për këto dokumente. Ky vend është shumë i madh dhe janë të shumta dokumentet e dërguara, por unë nuk di asgjë. Duhet të tregojmë tepër kujdes".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›