Përmbytje të mëdha në Kolumbi dhe në Meksikë
Imazhe dhe video dramatike të përmbytjeve kanë habitur dhe shokuar opinionin publik të Kolumbisë. Këto video tregojnë pamje nga përmbytjet që janë shkaktuar nga moti i keq kryesisht në qytetin e Brankuilës. Këto përmbytje sipas raportimeve kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve të zonës.
Madje disa banorë të zonës kanë dhënë edhe dëshmi duke treguar se si arritën që t'i shpëtojnë kësaj përmbytje pa pasoja. Rrugët kryesore të Brankuilës u kthyen në një rrjedhë lumi nga vërshimet e mëdha të masivit të madh të ujit i cili kishte hyrë në pjesën më të madhe të qytetit kolumbian i cili ka në popullsi që numëron më shumë se 1 milionë banorë. Parashikuesit e motit janë shprehur se në ditët e ardhshme mund të ketë sërish probleme serioze me motin e keq, i cili pritet që të mos përmirësohet.
Por nuk është vetëm shteti kolumbian i cili ka pasur probleme serioze me përmbytjet. Edhe në Meksikë disa rajone të vendit të përfshira nga moti i keq kanë pasur përmbytje. Këto përmbytje kanë përfshirë zonën verilindore të vendit.
Arsyeja kryesore e këtyre përmbytjeve që kanë përfshirë shumë qytete në Meksikë ka qenë uragani Alex dhe pasojat që ka lënë ai.