E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle viziton Tomishenkon në çelin e burgut

Julia Timoshenko dhe Stefan Fyle

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fyle i bëri sot një vizitë në burgun e Kievit ish- kryeministres Ukrainase Julia Timoshenko. Kjo vizitë erdhi vetëm pak orë përpara gjyqit të apelit të Timoshenkos në lidhje me dënimin me shtatë vite burg për abuzim me detyrën.

Timoshenko e cila njihet si një nga politikanet me mbështetjen më të madhe popullore, është përkrahur nga qindra protestues të cilët kanë shkaktuar dhe incidente para dyerve të gjykatës ku do të zhvillohet seanca e apelit.

Ish- kryeministrja është shpallur fajtore për firmosjen e një marrëveshjeje me Rusin e cila është konsideruar e dëmshme për Ukrainën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›